Aktorja turke e njohur për publikun shqiptare me rolin e ‘Bihter’ në ‘Dashuri e ndaluar’ ka rifilluar jetën e saj me një romancë të re. Një vit pas ndarjes nga bashkëshorti, Beren Saat është parë në shoqërinë e një mashkulli tjetër.

Ajo është fotografuar në një club nate e përqafuar me DJ Maga dhe menjëherë pamjet kanë qarkulluar në rrjet.

Beren ka konfirmuar vetë në media vërtetësinë e fotove.

“Po, unë jam në këtë foto”, – u ka dhënë fund ajo të gjitha dyshimeve, por pa sqaruar më tej këtë raport të ri me mikun e saj.

Mediat turke, gjithashtu, kanë shkruar se aktorja ka kaluar edhe një periudhë të shkurtër të pushimeve të saj me Dj Maga.


4/2