Protagonistët e telenovelës së famshme turke ‘Dashuri e ndaluar’ do të kthehen sërish në ekran për të thyer audiencën.
‘Bihteri’ dhe ‘Behluli’ u kthyen në të preferuarit e publikut shqiptar dhe më tej. Sipas mediave turke, Beren Saat dhe Kivanc Tatlitug do të bëhen sërish bashkë për të sjellë një serial të ri që do transmetohet në “Netflix”.
Fatkeqësisht rreth këtij projekti nuk është zbuluar asnjë detaj më shumë, por është mësuar se xhirimet do fillojnë në 2020 dhe seriali do jetë gati për t’u transmetuar në verën e vitit 2021.
Komento