Bilanc tragjik ka shënuar kjo e premte në disa aksidente në rrugët e vendit, që lanë pas 3 viktima dhe 8 të plagosur.
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në aksin Elbasan-Cërrik, një 28 vjeçar humbi jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër, 53 vjeç, mbeti i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Bilanc të rëndë shënoi edhe një tjetër aksident në aksin Fushë Krujë–Milot, pranë Thumanës kur një automjet Benz, i drejtuar nga 22-vjeçari Radvan Maja nga Borizana, u përplas me një Passat që drejtohej nga 73-vjeçari Ndrec Ruçi nga Mirdita. Për pasojë, të dy shoferët mbetën të plagosur rëndë, ndërsa humbi jetën pasagjerja 65 vjeçare Tereza Laska, e cila udhëtonte në automjetin e të moshuarit.
Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një 40 vjeçare e cila ndodhej në biznesin e saj.
Ndërkohë që paradite, në kryeqytet një 61-vjeçar u përplas për vdekje nga një kamion. Ylmi Dedja po lëvizte me motor në zonën e Kombinatit, kur u aksidentua nga kamioni. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në polici, ndërsa i lënduar mbeti edhe një efektiv policie jashtë detyrës.
Aksidente rrugore u shënuan edhe në aksin Korçë–Pogradec me dy të lënduar, si dhe në Lezhë–Milot, ku i plagosur mbeti një 24-vjeçar.
Një tjetër u shënua edhe në pranë “Librit Universitar”, ku një makinë “Benz” doli nga rruga dhe përfundoi në trotuar. Aty, nuk pati të lënduar, por drejtuesi u ndëshkua me gjobë.
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Cërrik, pranë fshatit Mjekës.
Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilët janë përplasur me njëri-tjetrin.
Burime për Report Tv bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi 28-vjeçar i njërit prej mjeteve dhe ka mbetur i plagosur shoferi tjetër 53-vjeçar, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Fatmirësisht shoferi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan/Informacion paraprak-Në aksin rrugor “Elbasan–Cërrik”, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. B., rreth 28 vjeç, është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi L. R., 53 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën shtetasi A. B., ndërsa është dëmtuar shtetasi L. R., i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Përplasja e dy automjeteve në aksin Fushë-Krujë – Milot, në afërsi të Thumanës, rezultoi fatale, me një humbje jete dhe 3 të plagosur.
Ngjarja ndodhi pasditen e së premtes kur një automjet Benz, i drejtuar nga 22 vjeçari Radvan Maja nga Borizana u përplas me një Passat që drejtohej nga 73 vjeçari Ndrec Ruçi nga Mirdita.
Për pasojë, të dy shoferët mbetën të plagosur rëndë, ndërsa pasagjerja, Tereza Laska, që udhëtonte në automjetin e 73-vjeçarit humbi jetën.
Përplasja e fortë e dy makinave të cilat përfunduan jashtë rrugës, la të plagosur edhe një grua e cila ndodhej në biznesin e saj, pranë aksidentit.
Ajo u godit nga pjesë të makinës Pasat, i cili siç shihet në pamjet e siguruara nga Report Tv është shkatërruar totalisht.
Paraprakisht mendohet që shkak i aksidentit është ndërprerja e gabuar e rrugës nga Pasati dhe shpejtësia tej normave me të cilat udhëtonte shoferi i Benzit
Njoftimi i plotë i Policisë
Rreth orës 17:10, në kryqëzimin e fshatit Gramëz, Fushë-Krujë, automjeti me drejtues shtetasin N. R., rreth 73 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues R. M., rreth 22 vjeç. Nga aksidenti ka humbur jetën shtetasja T. L., 65 vjeçe (pasagjere në automjetin me drejtues shtetasin N. R) si dhe janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe një këmbësore shtetasja A. S., rreth 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shëngjinit.
Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një motorçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i kësaj të fundit.
I dëmtuari është transportuar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë
"Rreth orës 17:00, në Ishull Lezhë, një mjet (kamionçinë), me drejtues shtetasin A. L., 44 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin N. D., 24 vjeç. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 24-vjeçari, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit"

Një aksident fatmirësisht pa pasoja për jetën është shënuar pasditen e kësaj të premteje pranë 'Librit Universitar' në Tiranë.
Një automjet tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në trotuar duke rrezikuar jetën e kalimtarëve.
Pas aksidentit mësohet se shoferi është gjobitur me 40 mijë lekë.
Komente












Terroristet Shqipetar!
PërgjigjuNuk jemi akoma gati per urdherin e drehtorit te policise, qe do te heqe patrullat/postoblloqet e policise nga rruget. Mentaliteti shqiptar s'eshte akoma gati per rruge pa polici si jashte.
PërgjigjuSeshte bere nje jave qe u tha qe sdo kete me patrulla policie ne rruge dhe shiko çbehet. Prit prit se skeni pare gje akoma sa te vijne vera. Ky eshte popull i mesuar vetem me frike. Ça jemi ne Norvegji qe te heqesh policet nga rruga
Përgjigju