Pesë persona, 4 prej të cilëve janë fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në Nuremberg të Gjermanisë.
Zjarri ka shpërthyer në një ndërtesë të vogël banimi, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Një foshnje, tre femije, 4,5 dhe 7 vjeç dhe një grua 34-vjeçare ndërruan jetë. Katër të rritur të tjerë mundën të largoheshin nga ndërtesa e djegur dhe u shtruan në spital me lëndime jo serioze për jetë.
Sipas raportimeve ende nuk dihet shkaku i vatrës së zjarrit, por menjëherë në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikëset të cilët kanë mundur të lokalizojnë vatrën, ndërkohë personat e lënduar janë transportuar në spital ku po marrin shërbimin mjekësor.
Grupi hetimor i ngritur po punon për përcaktimin e shkaqeve të zjarrit që shkaktoi një bilanc prej 5 viktimash si dhe 4 të lënduar.