Bilanc tragjik viktimash nga tërmeti shkatërrues në Haiti, mbi 1 mijë të vdekur

Bilanc tragjik viktimash nga tërmeti shkatërrues në Haiti, mbi 1 mijë të vdekur

Pamje nga termeti në Haiti

Rritet bilanci tragjik i viktimave të tërmetit tragjik në Haiti. Të paktën 1,297 persona humbën jetën dhe mbi më shumë se 5 mijë mbetën të plagosur, bëhet me dije në bilancin e fundit.

Spitalet në Haiti u mbushën të dielën nga mijëra qytetarë të plagosur pas tërmetit shkatërrues.

Tërmeti me magnitudë 7.2  në orën 8:29 të mëngjesit të së shtunës shkatërroi mijëra shtëpi dhe ndërtesa në një vend të Karaibeve, i cili është ende duke u rrezikuar nga një stuhi tjetër e madhe.

Operacionet e kërkimit vijojnë teksa pritet që bilanci të rëndohet. 

Ky tërmet ishte më i fortë se ai që vrau më shumë se 220,000 njerëz në 2010, por epiqendra ishte më larg nga kryeqyteti. Autoritetet thanë se zonat jugore dhe perëndimore të vendit pësuan dëme shkatërruese.

Në mediat e huaja janë publikuar pamje nga tërmeti shkatërrues, mes të cilave dhe një moment prekës kur dy fëmijë nxirren nga rrënojat dhe përqafohen me babanë e tyre. Tërmeti goditi rreth 150 km në perëndim të kryeqytetit Port-au-Prince në afërsi të komunës Saint-Louis-du-Sud në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Më shumë janë goditur qytetet Les Cayes dhe Jeremie. Kupola e katedrales në Jeremie është shembur, njofton gazeta "Avvenire". Shumë shtëpi janë shkatërruar. UNICEF njoftoi për „dëme të mëdha" në jugperëndim të vendit. Sipas forcave të shpëtimit janë ndërprerë pjesërisht linjat e komunikimit në zonat e prekura

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen