BILANCI/ 8 tubimet e opozitës - 50 policë të lënduar, 26 protestues ende në qeli

Prej më shumë se 3 muajsh, opozita nisi protestat e saj para godinës së Kryeministrisë e Parlamentit, ku thuajse çdo tubim u karakterizua nga aktet e dhunshme.

Që nga tubimi i tyre i parë që startoi më 16 Shkurt, e deri më tani, si pasojë e përdorimit të akteve të dhunshme, bombave molotov dhe mjeteve piroteknike, janë lënduar qindra persona.

Mes të lënduarve ka edhe një numër të madh efektivësh të policisë. Report TV mëson se deri më tani, janë 8 protesta kombëtare, kanë mbetur të plagosur në total 50 efektivë policie.

Si më masivet, duke nisur nga dëmet e shkaktuara në institucione ishte tubimi i 16 Shkurtit dhe ai i 2 Qershorit, ku vetëm në këtë të fundit u prangosën gjithsej 42 persona.

Statistikat e policisë tregojnë se në komisariate janë shoqëruar mbi 200 persona, nga të cilët janë vënë në pranga 162 protestues, e ndërsa 144 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë, mes të cilëve edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi.

Aktualisht, në qeli me vendim gjykate janë 26 protestues, në mesin e të cilëve edhe ish kreu i policisë Bashkiake në kohën e PD-së, Florenc Hoxha. (pamje 19 Shkurt)

BILANCI NE 8 PROTESTA

Mbi 200 protestues të shoqëruar

162 protestues të arrestuar

144 protestues të proceduar në liri

/Përgatiti Xhensila Kodra

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori