114 qytetarë në vend kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën nga virusi.
Rastet pozitive kanë dalë nga 842 testime që janë kryer. Numri i të shëruarve është 128, ndërsa që prej fillimit të pandemisë në vendin tonë janë konfirmuar 326.129 raste shërimi nga COVID.
Në të gjithë Shqipërinë janë aktualisht 851 qytetarë aktivë me virusin, 6 prej të cilëve janë të shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (20 shtator 2022)
Raste të reja ditore 114
Të shëruar në 24 orë 128
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 842
Testime totale 1,975,712
Raste pozitive 330,569
Raste të shëruara 326,129
Raste Aktive 851
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 430
Shkodër 101
Elbasan 75
Fier 54
Vlorë 54
Durrës 34
Berat 24
Gjirokastër 24
Korçë 19
Dibër 18
Lezhë 17
Kukës 1