95 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa asnjë person nuk ka humbur jetën. Rastet pozitive me virusin dolën nga 702 testime që janë kryer. Numri i të shëruarve është 115, ndërsa që prej fillimit të pandemisë kanë rezultuar 326,244 raste shërimi nga COVID.
Aktualisht në Shqipëri janë 831 të infektuar me COVID-19, 6 prej të cilëve janë të shtruar në spital.
Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, i cili mund kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.
Statistika (21 shtator 2022)
Raste të reja ditore 95
Të shëruar në 24 orë 115
Të shtruar në spitale 6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 702
Testime totale 1,976, 414
Raste pozitive 330,664
Raste të shëruara 326,244
Raste Aktive 831
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 402
Shkodër 96
Elbasan 72
Fier 63
Vlorë 51
Durrës 40
Gjirokastër 27
Korçë 21
Lezhë 21
Dibër 19
Berat 18
Kukës 1