Bilanci i Samitit të Vienës, Rama:
Me drejtësinë mbyllim detyrimet

Bilanci i Samitit të Vienës, Rama:<br />Me drejtësinë mbyllim detyrimet
TIRANË - Në përfundim të Samitit të Vienës, Kryeministri Edi Rama ka bërë një bilanc me ato që përfiton Shqipëria dhe arritjet më të rëndësishme për Ballkanin.
 
Fokusi kryesor do të jetë transporti dhe lidhja mes vendeve të rajonit. Kryeminsitri deklaroi se në këtë samit, pala shqiptare ka propozuar 2 nisma konkrete, që u pritën pozitivisht.

Ndërsa në lidhje me hapjen e negociatave me BE për Serbinë, Kryeministri tha se nuk pati asnjë lloj bujarie nga Brukseli ndaj Serbisë, por u rihap një proces i bllokuar për shkak të situatës me Kosovës.

"Serbia mos harroni që dritën jeshile për të filluar negociatat e ka marë kohë përpara, por gjithçka ka qenë e bllokuar për shkak të procesit të dialogut me Kosovën. Mbetet aktuale me reformën në drejtësi, mbyllim të gjithë detyrimet tona dhe pastaj i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave", - tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se gjatë samitit është ngritur shqetësimi i rregjimit të vizave në Kosovë, ku zoti Rama tha se ka sinjale positive që kjo situate do të zgjidhet.
 
Intervista e plotë

-Zoti Kryeministër, Samiti i Vjenës u mbyll, çfarë u arrit në të?
Kemi vendosur piketat për të vazhduar vitin e ardhshëm, duke filluar që nga shtatori ku do të punojmë bashkërisht me institucionet financiare evropiane për një koncept mbi alternativat e financimit të projekteve, duke vazhduar me fillimin e punës për projektin e fizibilitetit për Korridorin e kaltër, pra, për autostradën e re që lidh jugun e Kroacisë, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë dhe që do të sjellë të mira të mëdha për ekonominë e vendit tonë, pasi do të sigurojë një lëvizje shumë më intensive, qoftë për njerëzit, për mallrat dhe mënyrë të veçantë për të gjithë ata që janë të dëshiruar ta shohin Shqipërinë si destinacion turistik. Kemi folur po ashtu për finalizimin e projektit të fizibilietit për rrugën Beograd-Nish-Prishtinë-Durrës, që do të bëjë të mundur intensifikimin e fluksit.

-Edhe këto ditë gjatë Samitit të Vjenës, jeni shprehur se është turp që ende ekziston regjimi i vizave për shtetasit e Kosovës...
Unë jam shumë besimplotë që përshtypjet që ne po japim, por dhe mirëkuptimi i madh që gjejmë për këtë çështje do të sjellin së shpejti rezultatin e dëshiruar që qytetarët e Kosovës të lëvizin lirisht dhe Evropa ta heqë nga supet e veta barrën e këtij turpi të madh.

-Serbia gjatë Samitit mori dhe njëherë dritën jeshile për negociatat. Shqipëria kur është gati?
Serbia të mos harroni që dritën jeshile për të filluar negociatat e ka marrë kohë përpara por gjithçka ka qenë e bllokuar për shkak të procesit të dialogut me Kosovën. Kushtëzimi me ecurinë e këtij procesi ka bërë që Serbia të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të avancuar në dialog. Kështu që janë dy gjëra të ndryshme. Ndërkohë që unë besoj që ajo që kemi përsëritur mbetet aktuale. Ne me reformën në drejtësi mbyllim të gjitha detyrimet tona dhe pastaj i takon BE-së të vendosë datën për hapjen e negociatave. 
 
Doganat
“Unifikimin e të gjitha procedurave dhe rrëzimin e barrierave tarifore mes vendeve tona dhe njëkohësisht nga ana tjetër për të ngritur një bankë rajonale të zhvillimit.”

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën