BILANCI i SPAK për operacionin e OFL: Sekuestro 31 pasurive të botës së krimit, 19 blinda e 12 prona të paluajtshme

TIRANË - Një muaj nga operacioni Forca e Ligjit rezulton se policia ka kërkuar sekuestron e 101 pasurive, nga të cilat 71 automjete mes tyre shumica të blinduara dhe 30 prona pallate, hotele, resorte e vila.

101 asetet janë të renditura në 62 kërkesa sekuestro nga të cilat SPAK deri më tani ka shqyrtuar 27 prej tyre dhe 35 i ka në shqyrtim.

Nga 27 kërkesat të cilat SPAK ka miratuar sekuestrot e pasurive të botës së krimit rezulton se ata kanë 60 pasuri, 31 prej tyre të sekuestruara dhe 29 të kthyera pasi janë sekuestruar jo në përputhje me aktin normativ Anti-KÇK.

12 janë pasuri të paluajtshme dhe 19 blinda në 31 asetet e sekuestruara, ndërsa pak ditë më parë në parlament akti normativ u votua duke marrë fuqinë e ligjit dhe pritet që brenda marsit të shqyrtohen edhe 35 kërkesat e tjera nga SPAK.

Njoftimi i plote i SPAK

Mbi vlerësimin e kërkesave për sekuestrim në kuadër të Aktit Normativ.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në zbatim të Aktit Normativ Nr.1, datë 31.01.2020, nga hyrja në fuqi e këtij akti dhe deri me datën 06.03.2020, ka paraqitur për vlerësim në Prokurorinë e Posaçme 62 raste sekuestrimesh, duke kërkuar vlerësim sekuestroje për 101 pasuri. Nga 101 pasuri të dërguara për vlerësim sekuestro, 71 pasuri janë automjete dhe 30 janë pasuri të paluajtshme (truall dhe objekte).

Prokuroria e Posaçme ka marrë në shqyrtim të gjitha rastet e paraqitura dhe deri datën 06.03.2020 ka përfunduar shqyrtimin brenda afateve ligjore për 27 kërkesa për vlerësim sekuestro, të cilat përfshijnë 60 pasuri, nga të cilat 30 pasuri janë automjete dhe 30 pasuri janë truall dhe objekte.

Për 27 kërkesat e përfunduara Prokuroria e Posaçme ka vlerësuar të ligjshme sekuestron e bërë nga Policia e Shtetit dhe ka kërkuar vendosjen e sekuestros nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për 31 pasuri. Ndërkohë për 29 pasuri është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020 dhe në këto kushte është vendosur kthimi i materialeve Policisë së Shtetit.

Nga 31 pasuritë e dërguara nga Prokuroria e Posaçme në gjykatë për sekuestro, 12 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 19 pasuri janë automjete të ndryshme. Ndërkohë nga 29 pasuritë, për të cilat është vlerësuar se sekuestro në kushtet e emergjencës apo kërkesa për sekuestrim e paraqitur nga Policia e Shtetit është bërë në kundërshtim me kërkesat e Aktit Normativ Nr.1, datë 31.012020, rezulton se 18 pasuri janë të paluajtshme (truall dhe objekte të ndryshme) dhe 11 pasuri janë automjete të ndryshme.

Prokuroria e Posaçme është duke vlerësuar 35 kërkesat e tjera të paraqitura nga Policia e Shtetit, të cilat përfshijnë 41 pasuri, (automjete të ndryshme), për të cilat do të merren vendimet përkatëse brenda afatit ligjor prej 15 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 07/03/2020 16:47

    Ca bilanci thoni ore,sa ka Durresi aq sa per dy vjet pune

    Përgjigju
  • Emi: 07/03/2020 16:07

    I kaq i ka nje politikan ne shqipnin. Shum pak keni ba

    Përgjigju
  • Kuç: 07/03/2020 13:18

    Ajdeni more të uruare në Vlore brenda 24 oresh të dyfishoni pasurite në sherbim të komunitetite dhe policise . Të instalohete njesi speciale në Vlore me kontrolle 24 ore ne ditë 365 ditë në vit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës