Analiza e kulturës dhe turizmit në 2022, Margariti flet për arritjet e sfidat! Kumbaro: Prioritet ruajtja e mjedisit e promovimi i vendit

TIRANË- Çka’ është arritur në vitin që lamë pas, mes sfidave dhe sukseseve, por edhe projektet që vijojnë e do të kryhen nga Ministria e Kulturës e ajo e Turizmit dhe Mjedisit, u prezantuan në një konferencë të përbashkët në Kryeministri nga dy ministret përkatëse, Elva Margariti dhe Mirela Kumbaro.

Me ‘Xhubletën’ në UNESCO, ministrja Margariti nisi të thurë fjalimin për arritjet e këtij viti, për të vijuar me Bienalen e Venecias të përfaqësuar nga Blloshmi, marrëveshjet ndërkombëtare për trashëgiminë kulturore e kundër trafikimit të objekteve të saj, 40 projekte të Bonusit të Rijetësimit, të shpërndara në 9 qytete, 7 projekte fituese të nismës “Art në hapësira publike” nga të cilat 3 në zbatim.

Margariti po ashtu solli në vëmendje edhe pasurimin e skenave vendase me art e kulturë të huaj, falë Javëve Ndërkombëtare, që përfshinë 17 shtete dhe mbi 400 aktivitete. Ndër projektet madhore të mandatit qeverisës ajo lakoi Mozaikun e Tiranës, shndërrimin e Galerisë Kombëtare si Muze të Arteve të Bukura, dy nga objektet më shumë të diskutuara si Qendra e re Kulturore dhe ajo e Teatrit Kombëtar, por edhe Piramida e Tiranës dhe Muzeu Hebraik në Vlorë. Janë 23 projekte që Margariti përmendi, në realizimin e të cilave është përdorur buxheti i shtetit, kryesisht sa i përket restaurimeve të objekteve të trashëgimisë me vlerë si kala, kisha, ura apo edhe zona historike.

Përftimi dhe përdorimi i financimeve të huaja në realizimin e 12 projekteve kulturore, u rendit po ashtu si një nga sukseset e Ministrisë së Kulturës, në këtë aspekt Durrësi shënon prioritet me restaurime si në Kullën Veneciane, Hamam apo Muzeun Arkeologjik. 689 mijë vizitorë në institucionet e trashëgimisë kulturore, pas periudhës pandemike, u nënvizua si një tregues rimëkëmbje nga Margariti, njësoj si 823 shfaqje të prodhuara gjatë vitit që lamë pas.

Si prioritete të këtij viti, Margariti solli në vëmendje Bonusin e Rijetësimit, me një fond shtesë në 50 përqind. Realizimi i 4 projekteve të tjera për nismën “Art në hapësira publike”, përfundimin e Parkut të Artit në ish Kinostudio, Sallës së Koncerteve, Piramidën e Tiranës e të tjera nisma. Sa i përket fjalës së ministres Kumbaro, sukseset e objektivat e  Turizmit u përqendruan në ruajtjen e mjedisit e madje edhe pastrimin e lumenjve, si dhe ekspozimin e bukurive vendase.

Nga ana tjetër, Kumbaro e nisi prezantimin me disa shifra premtuese të vitit të kaluar në fushën e turizmit, duke theksuar gjithashtu edhe nevojën e madhe për kujdesin ndaj mjedisit. Në 'epiqendër' të ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit do të jetë pastrimi i lumit Vjosa. Sipas Kumbaros, epiteti 'Mbretëresha' e lumenjëve të Evropës i shkon për shtat nëse spastrohet nga çdo ndotje. Kumbaro sqaro se në lumin Vjosë derdhen 7 bashki, të cilat do të vendosen disa impiante spastruese që do kapin shifrën 80 mln dollarë. Një lajm të mirë gjithashtu Kumbaro e pati edhe për jehonën e mediave ndërkombëtare prestigjioze për bukuritë e Shqipërisë. Ministrja Kumbaro u shpreh se çdo javë, bukuritë e vendit tonë patën mundësi të ekspozoheshin në artikujt e mediave prestigjioze por gjithashtu shumë shpejt, bukuritë e vendit tonë do të kenë një emision të dedikuar të shtunë dhe të diel, në kategorinë 'Botë' në BBC madje edhe në Netflix.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:17
Cirku Kombëtar në 'qiell të hapur'?, Margariti: Po studiojmë hapësirat e reja me Bashkinë e Tiranës

1674041189_Screenshot10.jpg

Disa performues të cirkut kombëtar pa një 'strehë' ka qenë një pyetje që iu drejtua ministres së kulturës Margariti. Ajo u shpreh se së bashku me Bashkinë Tiranë janë duke studiuar hapësira të posaçme për të.

"Ne kemi vazhduar në territor lëvizjen e cirkut e lidhur kjo me politikat e ministrisë por edhe me një problematikë. Ashtu siç kemi bërë me teatrot, në pamundësi për një vend edhe cirku ka qenë në lëvizje. Ne bashkë me Bashkinë e Tiranës, po studiojmë hapësirat e reja. E kemi bërë këtë studim bashkë me zonat e rindërtimit. Ndërkohë ministria e Kulturës ka vijuar punën për këtë hapësirë por edhe për identifikimin e një buxheti. Jemi në kontraktim për ta marrë me qira sepse s'do ta ketë të mundur të performojë aktualisht kjo edhe nga kushtet atmosferike."- tha Margaritit.

Ora 11:55
Kumbaro: Shqipëria u promovua në artikujt e mediave prestigjioze, rriti turizmin! Së shpejti, bukuritë e vendit tonë do kenë emision të dedikuar në BBC e Netflix

 

Promovimi i bukurive të Shqipërisë ka qenë një ndër sukseset e vitit 2022, kjo nisur edhe nga shifrat pozitive të turizmit në sezon. Ministrja Kumbaro shprehet se çdo javë, bukuritë e vendit tonë patën mundësi të ekspozoheshin në artikujt e mediave prestigjioze por gjithashtu shumë shpejt, bukuritë e vendit tonë do të kenë një emision të dedikuar të shtunë dhe të diel, në kategorinë 'Botë' në BBC!

"Viti që lamë pas ishte një promovim shumë i mirë, e kemi parë Shqipërinë prezent në shumë artikuj të mediave prestigjioze.

Një emision do të ketë një edicion të dedikuar në fundjave të bukurive të Shqipërisë në BBC World News, nga një autore shumë e famshme. Kësaj po i bën vetë BBC Channel Four një promovim e më pas do e marrë edhe Netflixi."- tha Kumbaro.

Ora 11:43
Lumi i Vjosës, Kumbaro: Do e pastrojmë duke vendosur impiante në 7 bashkitë që derdhen në të! Projekt 80 mln dollarë

Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro është shprehur se ky vit do vërë në zbatim një projekt të madh për pastrimin e lumit të Vjosës.

"Ne sapo kemi kryer, rikontruktimin e plotë të ministrisë së mjedisit, që ka të bëjë me ekonominë rrethore. Ajo që është interesate është edhe edukimi mjedisor. Në vitin 2023 fillojmë me dy investime të programit IPA. Se ne flasim për pastërti, po se dimë ku shkojnë mbetjet. Qarku Kukës dhe Qarku i Gjirokastrës do të ketë investime. Për lumin e Vjosës kem një plan shumë të madh që e kemi përgatitur gjatë vitit 2022. Pajisja e të gjitha bashkive që derdhen në lumin e Vjosës me impante të trajtimit të ujërave të ndotura, është revolucion sepse janë 7 bashki që do pajisen. S'flasim dot për Vjosën si mbretëreshën e lumenjve të Evropës ndërkohë që sot derdhen 7 bashki në të si mungesë e këtij investimi. Ky investim shkon në 80 milionë dollarë."- tha Kumbaro.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve