Bilanci/ Maj-gusht FRONTEX kapi 1300 emigrantë! 1000 shqiptarë kërkuan azil në BE, por iu refuzua

KAKAVIJË-Brenda një harku kohor prej katër muajsh, FRONTEX ka kapur 1300 emigrantë nga vendet e treta, të cilët kanë tentuar që të hyjnë në Shqipëri, për t'u larguar më pas drejt vendeve europiane.

Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Eduard Merkaj dhe zv. Drejtori i Policisë së Republikes Çeke, Martin Vondrasec zhvilluan ditën e sotme një inspektim në Kapshticë e Kakavijë, për të parë nga afër vijimin e operacionit FRONTEX, teksa u vu theksi tek bashkëpunimi i mirë mes dy institucioneve. Merkaj bëri të ditur se një pjesë e këtyre emigrantëve kanë kërkuar azil në Shqipëri, teksa një pjesë tjetër e tyre kanë zgjedhur që të largohen drejt vendeve nga kanë ardhur.

"Marrëdhëniet mes dy Policive janë të shkëlqyera dhe ato do të forcohen më tej në të gjitha fushat. Unë si Zv/President i Policisë Çeke dhe si pjesëtar i Bordit të FRONTEX, më kënaqësi e theksoj se bashkëpunimi është i mrekullueshëm dhe kështu do ta përmirësojmë e  forcojmë edhe më tej. Policia e Shtetit është një partnere e denjë e Policisë Çeke dhe ne do ta mbështesim me logjistikë, trajnime e operacione të përbashkëta, për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin. Së bashku me Drejtor Merkajn ishim në Kapshticë e Kakavijë, ku inspektuam nga afër vijimin e operacionit FRONTEX, në të cilin Policia Çeke është e përfshirë.  Policia Çeke në këtë operacion përfaqësohet nga 13 punonjës policie të saj dhe për këtë jemi krenar pas ky është operacioni i parë që operon jashtë vendeve të BE-së", tha Vondrasec.

"Pas përfundimit të procedurave të para, një pjesë janë kthyer vullnetarisht në vendin nga kanë ardhur, një pjesë janë duke plotësuar dokumentacionin, ka dhe nga ata që kanë kërkuar azil në Shqipëri", tha Merkaj.

Nga ana tjetër, Drejtori i Departamentit të Kufirit në Policinë e Shtetit Merkaj tha se masat janë të shtuara edhe ndaj shqiptarëve që tentojnë të kalojnë në kufi për të kërkuar azil. Sipas tij, prej 1 janarit të këtij viti e deri më sot, 1000 shqiptarë janë refuzuar të kalojnë kufirin.

"Gjatë periudhës janar -gusht 2019, në zbatim të masave shtesë për parandalimin e azilkërkimit dhe për mospërmbushjen e kushteve për të udhëtuar në zonën “Schengen” dhe vendet e BE-së, nga ana e shtetasve shqiptarë, janë refuzuar dhe janë ndaluar në dalje rreth 1000 shtetas", tha Merkaj.

Në fund ai u ka bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë azil në vendet e BE-së, pasi Shqipëria futet në në listën e shteteve të sigurta, çka do të thotë se shanset për ë përfituar azil janë zero.. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja