Vlore- Emergjencat civile kanë verifikuar deri tani 323 banesa dhe 73 biznese të dëmtuara nga reshjet dhe përmbytjet e datës 4 tetor.
Ardian Vreshtazi, drejtori i emergjencave civile pranë Bashkisë së Vlorës, në një intervistë për Report Tv shprehet se puna vazhdon ende për verifikimet e objekteve të tjera të përmbytura.
“Preventivat dërgohen në qark ku saktësisht përcaktohet vlera e dëmit dhe pastaj kalohet në këshill bashkiak ku mbas aprovimit të tyre dhe banorët do të dëmshpërblehen. Përveç elektoshtëpiakeve ka pas edhe dëmtime edhe në mobilje dhe relativisht kanë qenë dëmet më të mëdha se në pjesë të tjera.
Është një fond në dispozicion, fondi i kushtëzuar i emeregjencave civile i cili do të përdoret rreth 200 mijë euro. Ka akoma që janë në konviktin e shkollës mjekesore të cilët trajtohen normalisht me ushqim derisa të kalohet në normalitet”, tha Ardian Vreshtazi.
Në fjalën e tij Vreshtazi u shpreh se pjesa më e prekur e Vlorës është rajoni 5, sidomos lagjia “ Karabash “ dhe lagjia 'Kushtrim' ku dëmet ishin më të shumta.
200 mijë euro janë parashikuar nga emerngjencat civile për ti kaluar të prekurve, ndërkohë që shifra do të jetë edhe më shumë duke përfshirë dhe donacionet .
Drejtori i emergjencave civile shprehet se evidentimi do të vijojë ende në terren dhe se ka nisur puna per pastrimin e kanaleve.
Ndërsa bashkia e Vlorës ka nisur aksionin për pastrimin e kanaleve që do duhet të ishin pastruar para përmbytjes masive të qytetit bregdetar.
S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
44.8%
-
I keq
21.3%
-
As i mirë as i keq
33.9%
Vota total: 891
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim
26 Dhjetor, 15:20
-
Zyrtare/ Bruno Telushi rikthehet në shtëpi pas 7 vitesh, firmos me Flamurtarin
26 Dhjetor, 10:55
-
Krimi në familje në Sarandë, e arrestuara shtang hetuesit: Tentova ta vrisja dhe më parë bashkëshortin, nuk kisha arsye!
25 Dhjetor, 15:53
-
Në Himarë babagjyshi vjen nga deti, parada dhe koncerti festiv (VIDEO)
25 Dhjetor, 13:12
-
Çelet tenderi 95 mln lekë për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë dhe lidhjen me aeroportin
25 Dhjetor, 12:39
-
Kreu i Burgjeve dhe kryebashkiaku i Vlorës firmosin marrëveshje: Ndihmë të dënuarve që të riintegrohen në shoqëri dhe për një fillim të ri
24 Dhjetor, 20:29
-
Emigrantët kthehen për festa! Çdo ditë mbi 1 mijë pasagjerë mbërrijnë në portin e Vlorës
24 Dhjetor, 16:12
-
Vlorë/ Plagosi me thikë 19 vjeçarin, arrestohet 44 vjeçari! I riu te Trauma
23 Dhjetor, 17:58
-
Vlorë/ Sekuestrohen rreth 32 mijë euro cash në port, procedohen 2 shoferët! Ishin fshehur në sediljen e autobusit të agjencisë së udhëtimit
23 Dhjetor, 16:09
-
Selenicë, Guri Selimi rrezikon jetën, prej vitesh i braktisur! 77-vjeçari pa strehë, pa ushqim e veshje endet rrugëve
23 Dhjetor, 10:08
-
Moti i keq, frika nga reshjet e dendura, bashkia Vlorë bën thirrje qytetarëve: Mos parkoni makinat në këto zona
23 Dhjetor, 09:09
-
Moti i keq pezullon nisjen e tragetit në Vlorë, mbetet në radë
23 Dhjetor, 08:01
200 mij euro i do vetëm drejtori Vreshtazi.
PërgjigjuGjith ky dëm pse nuk u pastruan kanalet dhe sepse hidrovori është i vjetër,me lekët e dëmshpërblimit do bëhej një hidrovor i ri.
Përgjigju€500 per banese/biznes i bie te marrin nga fondi secili.
Përgjigju200 mije euro i do vetem nje familje...
Përgjigju