Policia rrugore kontrolle në akset kryesore në Tiranë, gjobë edhe këmbësorëve që kalojnë bordurat! 30 shoferë të arrestuar në një javë për shkelje

Nga kontrollet e ushtruara në të gjitha akset rrugore, gjatë një jave në Tiranë , policia ka vënën në pranga 30 shoferë dhe ka gjobitur mbi 3 mijë të tjerë për shkelje të ndryshme në rrugë.

 Njoftimi i policisë:

Gjatë javës që lamë pas 30 shtetas janë arrestuar dhe proceduar për drejtim automjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë vendosur 30 masa administrative që parashikojnë pezullim të lejes së drejtimit, për të cilat është shprehur pëlqimi për konvertim me pagesë sa dyfishi i maksimumit të gjobës, për shkelje si drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për shkelje të tjera të Kodit Rrugor. 

Janë ndëshkuar me masë administrative 575 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.

387 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

1249 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Janë vendosur 805 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Grupi: 16/07/2023 16:07

    Kalimtaret duhet ta kuptojne qe vijat e bardha nuk jane bulevard. Vertete kane perparesi por kjo nuk do te thote se mund to dalin perpara makines me arrogance. Ka rregulla miresjellje dhe njerezore. Ne rastin e fundit qe pashe me viza te bardha 20 m te gjata ai shofer nuk ka mundesi ne kohe reale ta shohi ate kembesor qe " nuk vendos dot kemben ne frena" dhe te shikoje. Vijat e bardha nuk jane per tu kaluar qorrazi. Gjobe e padrejte. Nese vijat e bardha jane aq te gjata, atehere duhet semafor.

    Përgjigju
    • Dritan: 16/07/2023 17:30

      Grupi shurupi ke te drejte biles duke ecur paralel me 2 kembesore, une ne makine dhe ata ne rruge, befas pa asnke paralajmerim futen tek vizat e bardha e ma bente me shenje ai zoteria kembesor qe kujdes se jane vizat ..... . Hapa xhamin i thashe me duket se harrove ti e u ktheve ketej te marresh ndonje vize ...... Ceshtja qendron qe kodi rrugor ne cdo vend te civilizuar thote qe te dy palet duhet te marrin masa paraprake pra duhet ulur shpejtesia edhe sikur te mos kete asnje kembesor tek vijat e bardha. Por ajo cka duhet ne vitin 2023 eshte ndertimi i mbikalimeve dhe nenkalimeve sepse nuk mund te perballoje kete ngarkese metropoli.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'

Itali/ Fjala kryesore e vitit 2024 në raportin 'Carta di Roma' është 'Shqipëria'