Të paktën 192 persona janë zhdukur ndërsa 75 të tjerë janë të vdekur si pasojë e shpërthimit të Vullkanit Fuego në Guatemalë, kanë njoftuar zyrtarët.
Fshatërat në zona më të larta të malit janë djegur dhe varrosur nga hiri vullkanik dhe llava.
Më shumë se 1,7 milion njerëz janë prekur nga shpërthimi i së dielës, me më shumë se 3,000 të evakuuar.
Autoritetet ndërprenë të martën punën për shpëtimin e të zhdukurve për shkak të një shpërthimi masiv të llavës në anën jugore të vullkanit ku shpërthimi i hirit arriti deri në 10 km lartësi.
Sipas Institutit Kombëtar të Sizmologjisë të Guatemalës gjatë ditëve të ardhshme nuk priten shpërthime të vullkanit.