Bild:Alarm terrorist në plazhet
europiane, atentatorët si shitës

Bild:Alarm terrorist në plazhet<br />europiane, atentatorët si shitës
Alarm për sulme terroriste në plazhet europiane, sidomos në Itali dhe në Spanjë, shkruan gazeta gjermane Bild e cila citon shërbimet sekrete italiane që kanë kontaktuar me homolgët gjermanë.

“Sulme terroriste të planifikuar në plazhet tona”, shkruan e përditshmja në faqe të parë.
 
Sipas ekspertëve të sigurisë thuhet se islamistët mund të maskohen si shitës ambulantë dhe më pas të hidhen në erë në plazhet europiane.

Objektivi i atentatorëve do të ishin plazhet në Itali, Spanjë dhe Franca e jugut. 

Terroristët do të ishin të gatshëm të përdornin armë e eksplozivë të fshehur mes cadrave, citon Bild.
 
Ndërsa një tjetër funksionar i sigurisë gjermane konfirmon se mund të ndodh që në këtë mënyrë ISIS të konceptojë një tjetër dimension të terrorit. Plazhet nuk mund të mbrohen.

Ndërsa nga ana tjetër burime të raportuar nga gazeta italiane Corriera della Sera përgënjështrojnë alarmin e nisur nga gazeta gjermane duke thënë se nuk ka asnjë alarm të tillë.

Nga Brukseli vjen një tjetër alarm.
 
Autorietet bëjnë me dije se ISIS ka dërguar luftëtarë të tjerë në Europë dhe në Belgjikë. Në këto kushte Brukseli do të mbajë nivelin 3 të sigurisë pasi rreziku i atentateve është i lartë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime