Në jetën reale Brajan Grudës i pëlqen të veshë rroba XXL, teksa paraqitje XXL ka bërë edhe me Mainzin këtë sezon duke luajtur 11 takime, shënuar një gol dhe asistuar një herë në Bundesligë.

I lindur në Speyer të Gjermanisë 19 vite më parë, sulmuesi anësor është me origjinë nga Shkodra dhe tanimë me kërkesë të Sylvinhos Federata Shqiptare e Futbollit po ngulmon që djaloshi të jetë pjesë e Kombëtares.

Mëngjarashi ka kaluar të gjitha grupmoshat e Gjermanisë dhe për momentin bën pjesë te U-21 i këtij vendi, duke qenë shpresa e madhe e ekipit. Veç saj ai ka luajtur edhe pesë takime me gjermanët U-21, por kjo nuk e pengon që të zgjedhë Shqipërinë.

Nëse "gjaku do e thërrasë", kjo pritet të shihet, teksa sipas Bild FSHF-ja po provon të gjitha mundësitë për të bindur djaloshin që vlen 5 milionë euro në treg dhe luan sezonin e dytë në Bundesligë.