Bileta 50 lekë, ZMK: T'i hiqet
licensa kompanisë

Bileta 50 lekë, ZMK: T'i hiqet<br />licensa kompanisë
TIRANE- Pas rritjes së çmimit të biletës së urbanit për linjën "Selitë-Qendër", ka reaguar Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit. ZMK, nëpërmjet përfaqësuesit të saj, Altin Goxhaj, ka kërkuar heqjen e licencës për linjën e transportit urban "Selitë-Qendër", pasi sipas tij, kjo linjë e ka rritur çmimin e biletës nga 30 në 50 lekë në mënyrë abuzive. "Ministria e Transporteve apo Bashkia e Tiranës duhet të ndërhyjnë për këtë rast dhe të marrin masa, deri në heqjen e licencës. Kjo kompani private e ka rritur çmimin e biletës në mënyrë abuzive dhe arsyetimet e kësaj kompanie se kjo është një linjë ndërurbane, dhe si e tillë ata kanë kritere të tjera, nuk janë të vërteta", ka deklaruar kreu i ZMK-së, Altin Goxhaj. Linja që përshkon itinerarin Kodra e Diellit-Selitë-Tiranë Qendër, nga data 2 Shkurt ka filluar aplikimin e çmimit të biletës prej 50 lekësh. Administratorja e kësaj linje, Merita Xhafaj, ka sqaruar pak ditë më parë se nuk behët fjale për një rritje çmimi, por për vendosjen e një tarife të caktuar, që kjo kompani e ka studiuar me anë të një plani biznesi, pasi e ka blerë atë. Ajo thekson se kjo është një linjë ndërqytetase, dhe aktet ligjore të Këshillit të Ministrave parashikojë që çmimi të vendoset në bazë të kilometrave. Pra konkretisht çmimi i biletës nga 1 deri në 17 kilometra, me vendim është 50 lekë. Licenca e kësaj linje për kompaninë "Alba Trans" është dhënë nga komuna "Farkë" më datën 1 Dhjetor 2011.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti