Bileta e gjysmëfinales, trajneri i Partizanit: Tifozë, na mbështesni kundër Dinamos! Të enjten edhe Vllaznia-Flamurtari

Të enjten në orën 18:00 në stadiumin ‘Air Albania’ do të luhet akti i dytë i derbit Partizani-Dinamo që vlen për çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, në një kohë kur sfida e parë u mbyll me shifrat 1-1. Të kuqtë vijnë pas një fitoreje fantastike me Teutën, por për këtë sfidë trajneri Mehmeti ka një kërkesë specifike.

“Jemi munduar që ta përgatisim ndeshjen në mënyrën e duhur, por doja të bëja një thirrje për tifozët tanë të zjarrtë, pasi janë shumë të rëndësishëm dhe ne nuk ia dalim do pa ta. Gjithmonë tifozëria e kuqe ka bërë maksimumin për këtë skuadër dhe i bëj thirrje që nesër të jenë ta pranishëm në stadium, pasi janë pjesë e pandashme e jona,”-u shpreh Dritan Mehmeti, trajner i Partizanit.

“Unë mendoj se duke parë sesi është stërvitur ekipi, cilësitë që ka them se është favorit. Nuk shoh ndryshimet që ka bërë Dinamo, por kam besim te grupi, futbollistët, stafi dhe besoj se do dalim fitues në fund të ndeshjes,”-deklaroi Esat Mala, futbollist i Dinamos.

Pas humbjes me Kastriotin sfida e kthimit me Partizanin Dinamon e gjen me trajner të ri.

“Sinqerisht jamë shumë i lumtur që më është dhënë kjo mundësi dhe me entuziazmin që i duhet këtij ekipi në këtë situatë që është ta kalojmë këtë moment. Që nga nesër ta kalojmë turin pasi ky është objektivi i vetëm nga ku ne të arrijmë Europën,”-tha Bledar Devolli, trajner i Dinamos.

Po të enjten Laçi do të presë Egnatian pas ndeshjes së parë të mbyllur 1-1, ndërsa Vllaznia që fitoi 1-2 në Vlorë pret Flamurtarin në ‘Loro Boriçi’.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)