Biletat, paralajmërohet
shtrenjtimi me 20 për qind

Biletat, paralajmërohet<br />shtrenjtimi me 20 për qind
TIRANE- Me rritjen e çmimit të karburantit nga 1 janari i këtij viti si pasojë e shtimit të akcizës, drejtuesit e autobusëve të rretheve ankohen se po shkojnë drejt falimentimit. Ata janë shprehur për median këro ditë se do të kërkojnë rritje të çmimit të biletës deri në 20 për qind, pasi me këto kushte nuk mund të vazhdojnë më aktivitetin e tyre. Përveç çmimit të lartë të karburantit, që është i papërballueshëm, ata theksojnë se një tjetër pengesë në punën e tyre janë furgonët 6+1 vendësh, që punojnë pa licenca dhe nuk i paguajnë shtetit asnjë taksë. Sipas shoferëve të autobusëve, 70 përqind të transportit ndërurban e zënë furgonët e palicensuar dhe vetëm 30 për qind autobusët. Ata kërcënojnë me protesta masive nëse qeveria nuk do t'i japë zgjidhje kësaj situate.

Ndërkohë, edhe Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas kërkoi lejimin e rritjes së çmimit të biletës për transportin urban në kryeqytet. Në një intervistë, përfaqësuesi i kësaj Shoqate, Ferdinand Ibrahimi, argumentoi se me rritjen e çmimit të karburantit dhe kostot e tjera, funksionimi i këtij sektori po bëhet i papërballueshëm. Ibrahimi tha se, në takimin e zhvilluar me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, kjo kërkesë ishte pranuar. Kërkesës së kreut të Bashkisë për të krijuar lehtësira për disa kategori të veçanta, Ibrahimi i përgjigjet se shoqata është dakord të krijojë lehtësi vetëm për studentët dhe për asnjë kategori tjetër, pra pensionistët nuk do të përfshiheshin në lehtësimin e kërkuar. Kryetari Basha lajmëroi se për pensionistët dhe studentët ishte arritur marrëveshje me transportuesit që të lejohej një biletë falas ose shumë më e ulët, por këto deklarata tregojnë se marrëveshja është arritur vetëm përgjysëm.

Rritja e çmimit të karburanteve erdhi si pasojë e transferimit të taksës vjetore të automjeteve dhe asaj doganore në rrugë të tjera, duke përfshirë 5 lekë më shumë për litër gjatë vitit të kaluar dhe një 2-lekësh shtesë për çdo litër duke filluar nga dita e parë e këtij viti.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë