Biletë 1 euro për t'u futur në xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë! KMSH: Jo me detyrim, paratë do shkojnë për mirëmbajtjen

Për të vizituar xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë tashmë si duket qytetarët do të duhet të paguajnë biletë me vlerë 1 euro. Bileta nuk do të jetë e detyrushme për të gjithë qytetarët dhe besimtarët myslimanë, por vetëm për ata që kanë dëshirë.

Përmes një reagimi në faqen zyrtare të xhamisë është sqaruar se bileta është një iniciativë e myftisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë biletën, por ajo është thjesht kontribut vullnetar, në mënyrë që paratë që mblidhen të shkojnë për mirëmbajtjen e xhamisë.

"Besimtarët dhe gjithë qytetarët shqiptarë, që duan të vizitojnë Xhaminë Et’hem Beu mund ta vizitojnë atë lirisht, të kryejnë adhurime dhe të sodisin bukuritë e saj të rralla siç kanë bërë për shekuj. Bileta në fjalë është një iniciativë e myftinisë në koordinim me operatorët turistikë, që zhvillojnë guida me turistët e huaj në kryeqytetin tonë. Ajo nuk është detyrim dhe nuk pengon vizitën në xhami. Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë atë, është thjesht kontribut vulnetar, gjë e cila është mirëpritur nga çdokush. Duke qenë se kjo është një praktikë e njohur botërisht, Myftinia Tiranë ndërmori këtë nismë për të shërbyer si ndihmë modeste për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut", shkruhet në postim. 

Megjithatë të pyetur nga Report Tv pse është futur nocioni biletë dhe është vlerësuar me 1 euro kur e gjitha do të bëhet për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e Xhamisë të saporestauruar të Ethem Beut institucioni i KMSH ende nuk ka dhënë një sqarim. 

Xhamia e Et’hem Beut, simboli i kryeqytetit shqiptar, i është nënshtruar një rikonstruksioni total dhe pikërisht kjo nismë e xhamisë vjen me qëllim mirëmbajtjen e saj. Financimi i saj është bërë nga Turqia, ndërsa në inaugurimin e saj në muajin janar mori pjesë edhe presidenti turk Erdogan.

Historiku i xhamisë së Et’hem Beu
Kjo xhami është e vetmja ndër  tetë xhamitë e shekullit XVIII-XIX  të ndërtuara në Tiranë që e shohim ende sot. Themelet e saj i vuri në vitin 1794 Molla Beu por ai vdiq në vitin 1807, pasi kishte përfunduar kubenë. Faltoren e plotësoi i biri i tij, Haxhi Et’hem Beu, në vitin 1821, duke ndërtuar minaren, çatinë, portikun si dhe duke përfunduar zbukurimet e pikturat e brendshme. Dy vjet më vonë në vitin 1823 përfunduan pikturat dhe zbukurimet e jashtme. Kjo xhami është pjesë e ndërtesave komplekse që përbëjnë qendrën historike të Tiranës dhe përbën një kompleks arkitektonik së bashku me Kullën e Sahatit. Xhamia e Et’hem Beut është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948.

SI.E./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alniku: 28/08/2022 08:16

    Po pse duhet të merret negativisht kjo ?? Kudo në vendet e shenjta duhet të paguhet për vizitorët se kështu duhet të mirëmbahet dhe duhet transparencë kjo nuk ka ndonjë gjë të keqe . Shpresoj që kudo ku janë muze të praktikohet, dhe transparente kudo.

    Përgjigju
  • A. N.: 27/08/2022 16:44

    Pse ne Euro dhe jo ne monedhen zyrtare Leke?

    Përgjigju
  • Leci: 27/08/2022 14:04

    Per mendimin tim te behet 10 euro ,se i nevoiten shokut te Elvis Naqit

    Përgjigju
  • Lexues: 27/08/2022 12:59

    Ku qendron problemi ketu? Le te japin dicka turistet per mirembajtjen e dickaje qe kushton para. Apo duhet te varemi nga Erdogani edhe per restaurimin tjeter te radhes?

    Përgjigju
    • Lexues: 27/08/2022 18:31

      « Asnjë turist nuk detyrohet ta paguajë biletën, por ajo është thjesht kontribut vullnetar… » Pra hyrja eshte e lire, por rekomandohet te besh donacion per mirembajtjen. Ka shume muzeume neper bote qe ndjekin kete praktike.

    • Toni: 27/08/2022 17:12

      Genci Ne gjdo vend te botes mund te dhurosh por jo me detyrim , si bajn kto barbonat tone ktu se atehere qenka ba per biznes kjo xhami.

    • Genci: 27/08/2022 15:52

      Ke shume te drejte, po kujt tja thuash barbonave shqipo qe shkojne paguajne neper kisha e xhami neper bote ndersa ne ne shqiperi sduhet ta bejme.

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë