Bilisht,vodhi 1 mln euro në bankë
ish-drejtori dhe noteri në gjyq

Bilisht,vodhi 1 mln euro në bankë<br />ish-drejtori dhe noteri në gjyq
Ish-drejtori i një banke të nivelit të dytë në Bilisht është marrë i pandehur për “Vjedhje duke Shpërdoruar detyrën” në gati 1 milion eurove.
 
Vendimi për dërgimin në gjyq të ish-drejtorit Ervin Çekani është marrë nga njësia hetimore Task-Forcë, pranë prokurorisë së Korçës, e cila së bashku me Çekanin ka marrë të pandehur dhe 6 punonjës të tjerë të bankës, që të gjithë nga Bilishti dhe Korça.
 
Veç tyre i pandehur është marrë dhe noteri Gjergji Gjama, i akuzuar në tre raste të tjera për “Shpërdorim detyre”.
 
Hetimet e njësisë hetimore Task-Forcë kanë zbuluar se drejtori ka arritur të vjedhë para nga llogaritë bankare të 25 klientëve pranë kësaj banke.
 
Përveç transaksioneve financiare me llogaritë e klienteve, Ervin Çekani kishte ngritur edhe një skemë tjetër mashtrimi,që konsistonte në mbylljen e parakohshme dhe të paautorizuar të depozitave me afat.
 
Ish-drejtori i bankës së Bilishtit u arrestua një vit më parë,pas hetimit të rastit nga Task-Forca.
 
 Klientët e dëmtuar të bankës që iu kishin humbur paratë, i drejtohen auditit të bankës. 
 
Pas ankesave ka nisur auditi dhe mësohet se gjatë verifikimeve ekspertët kanë konstatuar një shumë marramendëse të zhdukur nga llogaritë e pretenduesve.
 
Grupi i auditit, ka mbledhur të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të gjitha rastet e denoncuara dhe i ka paraqitur në Prokurorinë e Korçës për të nisur verifikimet në lidhje me personat e dyshimtë, një prej të cilëve mendohet se është vetë drejtuesi i këtij filiali banke.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë

E rëndë në Fier/ Gruaja bie nga kati i shtatë, ndërron jetë