Duket se ai nuk po përqafon qetësinë, pasi kësaj here po përballet me akuza të tjera për përdhunim. Klinton është akuzuar nga katër ish-punonjëse për ngacmim seksual.
Edward Klein, një autor që ka shkruar disa libra mbi familjen Clinton, ka njoftuar se Clinton po përballet mepadi nga 4 gratë që kërkojnë pagesa të konsiderueshme parash në këmbim të heshtjes.
Sakaq, mendohet se rastet e tilla kanë ndodhur kur Klinton u largua nga Shtëpi e Bardhë gjatë viteve 2001, kur ai ishte punësuar nga supermiliarderi Ron Burkle.
Në këtë periudhë Klinton ndihmoi miliarderin që të përhapte biznesin e tij, ndërsa thuhet se ai ka fluturuar nëpër disa vende të botës i shoqëruar nga disa femra të bukura me avionin privat të punëdhënësit të Klintonit.
Madje avioni i tij u quajt “Air Fuck One”, por nuk ka asnjë sugjerim që zoti Burkle ishte ne dijeni për abuzimet seksuale të Clinton.
Kryeredaktori i prestigjiozes amerikane “Neë York Times”, Klein ka thënë se detajet në lidhje më këtë janë konfirmuar nga burime të larta brenda Partisë Demokratike.
“Nëse negociatat ligjore dështojnë, atëherë viktimat do të publikojnë akuzat ndaj Bill Clinton”,- thotë ai.
Një anëtar i ekipit ligjor të familjes Clinton tha për tabloidin britanik “Daily Mail” ka thëne se ishte plotësisht i vetëdijshëm në lidhje me akuzat që po rëndojnë mbi ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Klinton.
Burime të afërta pranë Partisë Denokratike rikthejnë në vëmëndje se kësaj radhe Klinton ndjehet vërtet shumë i shqetësuar.
[gallery]24796[/gallery]
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

FOTO









