TIRANE- Biznesmeni Kosta Billa që zotëron kompaninë “Billa General Ëorks” ka reaguar pas akuzave që Laver Shahaj, njëri nga ish punonjësit e tij në Afrikë ka bërë ndaj firmës së tij, lidhur me kushtet e vështira të punës, trajtimin dhe sëmundjet, duke u prekur nga malarja.Në reagimin e tij të parë në media, Billa tregon se në Guinenë Ekuatoriale, kompania e tij zotëron 100 punonjës shqiptarë dhe se për të gjithë këta persona, plotëson kushtet e punës, pagesat mujore, siguracionet, ushqimin dhe mjekëimin.
Për sa i përket akuzave për trafikim dhe tortura, Billa shprehet se këtë janë qesharake, pasi për sa i përket trafikut, kjo akuza tashmë është rrëzuar nga prokuroria, ndërkohë sa për torturat, Billa sqaron se për një veprim të tillë as që mund të bëhet fjalë.
Zoti Billa, prej disa ditësh ju dhe kompania që drejtoni, jeni akuzuar se kryeni trafik të njerëzve në Guinenë Ekuadoriale, si qëndron e vërteta e këtyre akuzave, që në fakt vijnë nga vetë personat që ju keni punësuar në Afrikë?
Kompania “Billa General Ëorks” me qendër në Vlorë është kompani e licensuar sipas legjislacionit shqipëtar. Kjo kompani ushtron aktivitetin e saj jashtë territorit të shqipërisë në sektorin e ndërtimit. Kompania aktualisht ka të punësuar mbi 100 punonjës shtetas shqipëtar, si dhe specialist të huaj. Të gjithë punonjësit janë punësuar si pas kodit të punës dhe kodit civil me kontratë ligjore të regjistruar.
Ata gëzojnë të gjithë atributet e kodit të punës dhe kodit civil, të cilat janë pasqyruar në mënyrë të detajuar në kontratat e punës duke u paguar rregullisht kontributet e sigurimeve shoqërore dhe mjekësore si dhe një pagë e pranuar nga të dyja palët e kënaqshme, e cila u derdhet çdo muaj, sipas marrëveshjes,në llogarinë personale bankare. Çdo lëvizje e punonjësve jashtë territorit të shqipërisë, informohet me shkresë zyrtare rajoni i policisë kufitare sipas kërkesave ligjore. Të gjitha lëvizjet e punonjësve tanë janë të rregjistruara në sistemin elektronik kufitar.
Personi i cili akuzon kompaninë dhe personin tim, ka lëvizur sipas procedurës së sipërpërmendur. Prezenca e tij në kompaninë tonë ka qënë disa javore dhe është riatdhesuar si person i padëshirueshëm për kompaninë duke u likujduar financiarisht deri në qindarkën e fundit për periudhën që ka qënë i punësuar, gjithashtu të gjitha shpenzimet e levizjes, akomodimit dhe ushqimi si dhe sigurimi suplementar janë shpenzime që kompania i ka siguruar për këtë punonjës. Në lidhje me akuzat, kompania i konsideron jo vetëm shpifje por akuzat e qëllimshme për të denigruar emrin e kompanisë dhe drejtuesit e saj për motive që i di vetë personi në fjalë.
Çfarë punime kryen kompania juaj në Afrikë, dhe a plotësoni të gjitha kushtet në kantier?Pasi një ish-punonjësi juaj është shprehur në mendia se në kampingun e qëndrimit nuk ka asnjë kusht jetese, pasi është i mbushur me mushkonja të Malarjes?
Kompania kryen punime në fushën e ndërtimit si punime kartonxhesti, hidraulike, elektrike, shtrimpllakash, patinimeve, etj. Punonjësit janë të akomoduar në ambjentet e kampingut, të sistemuar në godina 2 katëshe të veçanta me dhoma fjetje me 4 shtretër me kondicioner. Tualetet janë kolektive për secilin kat të godinës, u ofrohet shërbimi i larjes nga shërbimi i kampingut, si dhe lavatriçe për përdorim individual.
Ushqimi është i organizuar në restorantin e kampingut. Kampingu ka personelin e mirmbajtes dhe shërbimeve të cilët kryejnë të gjitha shërbimet e nevojshme duke u kujdesur për pastrimin e territorit, disifektimin, si dhe ofrohet shërbim mjekësor i specializuar dhe i pajisur me të gjitha kushtet e nevojshme për ndihmën e shpejtë, analizave të përgjithshme, dhe kurimin e shumë sëmundjeve. Për raste të veçanta të sëmurët shoqërohen në spitale private të specializuar.
Marr shkas tu them se në periudhën disa vjeçare të aktivitit tonë, shumica e specialistëve kanë rinovuar kontratën me dëshirën e tyre disa herë. Këta punonjës janë të vetmit dëshmimtarë të seriozitetit, korrektësisë, dhe kushteve që kompania jonë ofron, duke dëshmuar realitetin. Për sa i përket sëmundjes së malarjes, është prezente në gjithë afrikën. Por në kamping ofrohet i gjithë shërbimi i specializuar për këtë lloj sëmundje, dhe deri sot nuk kemi pasur asnjë rast të pa-kuruar.
Si qëndron puna e mjekut në kantier. Nga punonjësit është pretenduar se nuk ka mjekë shqiptarë që ti kurojnë, kur ata sëmuren?
Siç e përmenda më sipër, shërbimi mjekësor është i specializuar për kurimin e çdo lloj sëmundje profesionale apo lokale, dhe për rastet emergjente apo të komplikuara kurimi bëhet në spitalet private të specializuara. Mund t’jua përmend se edhe në raste kur ka pas nevojë për kurim dhëmballe punonjësit janë shoqëruar e kuruar në spitale private. Me këtë dua të them se asistenca mjekësore është plotësisht e mbuluar dhe e specializuar, me shpenzimet e kompanisë.
Pagesat mujore në çfarë forme kryhen dhe a kryhen sipas marrëveshjes?
Sipas kushteve kontraktuale dhe ligjore, pagesa e punonjësve kryhet çdo muaj nëpërmjet llogarive bankare individuale të secilit prej punonjësve, në shqipëri. Paga rakordohet në kantier ku gjithë punonjësit firmosin borderon dhe më pas egzekutohet në shqipëri. Gjithashtu në kantier, për shpenzime personale sipas marrëveshjes, u jepet një shumë monetare në monedhën vendase. Deri sot nuk ka asnjë punonjës të pa likujduar duke respektuar në mënyrë rigoroze marrëveshjen nga ana e kompanisë.
Ndaj jush dhe kompanisë që drejtoni, janë bërë disa kallëzime penale nga ish-punonjësit tuaj. Jeni pyetur në prokurori, dhe në çfarë faze është hetimi?
Kompania jonë ka të punësuar mbi 100 punonjës dhe punon në disa shtete, dhe është normale që në raporte dhe në marrëdhënie punëmarrës –punëdhënës lindin probleme. Këto probleme janë përcjellë nga 3 individë dhe kanë marrë vendimin ligjor, ku kompania jonë nuk është penalizuar në asnjë rast. Personi i mësipërm i cili na ka akuzuar dhe vazhdon të na akuzojë e ka të drejtën e tij të ankohet pranë organeve ligjore kompetente, dhe jo të akuzojë me vend e pa vend në media dhe në shtyp.
Ashtu si kurse kompania jonë tashmë ka vendosur tu drejothet organeve ligjore me qëllim ndjekjen e procedurave për riparimin e dëmit që është shkaktuar si rrjedhojë e këtyre shpfjeve. Kompania jonë është e hapur të mirëpres e të japë të gjitha informacionet ligjore në lidhje me aktivitetin e kompanisë tonë, por kërkojmë që biznesi të mos shantazohet nga metodat e sofistikuara, qoftë mediatike apo dhe private, dhe të na jepet gjithë mbështetja, në mënyrë të veçantë morale, për rolin që kemi marrë përsipër në shoqërinë tonë.
Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com