Bimët medicinale kryesojnë eksportet bujqësore

/ATSH-E,Xhajanka/- Tendenca në rritje e eksportit të bimëve medicinale, e ka renditur këtë sektor në pararojë të shkëmbimeve tregtare bujqësore "Made in Albania".
Sipas të dhënave statistikore, grupi i produkteve bimë medicinale dhe perime, fruta (përfshirë pjepër e bostan) përbëjnë 94.3% të totalit të eksporteve në sektorin e bujqësisë dhe 45% të totalit të eksportit të të gjithë sektorëve (blegtori, bujqësi dhe agroindustri).
Prodhimi, përpunimi, tregtimi i bimëve medicinale tashme janë të garantuara, kryesisht në SHBA me rreth 80% ndërsa 20% në Francë dhe Gjermani. Ekspertët shprehen se kërkesat janë të mëdha për këtë kulturë, pasi medicinalet që kultivohen kryesisht në rrethin e Malësisë së Madhe në veri të vendit, janë të një cilësie të lartë dhe ka kërkesa të larta. Keto bimë përcaktojnë një pjesë të burimit të të ardhurave ekonomike për familjet fermere dhe banorët e zonës. Ndërsa Sherbela dhe Livando përbëjnë biznesin kryesor në Malësinë së Madhe dhe zona të tjera të merren me këtë aktivitet.
Burime nga ministria e Bujqësisë, bëjnë të ditur se, në sektorin e agroindustrisë rritja e eksporteve për 6 mujorin e parë 2015 ka qenë 12%. Produkti më i eksportuar si për sektorin e agroindustrisë dhe totalin e eksporteve vazhdon të mbetet grupi i produkteve "peshk i konservuar", i cili për periudhën në fjalë ka patur një rritje të vlerës së eksportit më 32% dhe përbën 50% të vlerës së eksportit të sektorit të agroindustrisë dhe rreth 25% të totalit të eksporteve shqiptare.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit