I dënoi Apeli për plagosje të rëndë me dashje, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë

I dënoi Apeli për plagosje të rëndë me dashje, binjakët Donald dhe Romeo Veshaj kërkojnë pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Romeo dhe Donald Veshaj

Donald Veshaj dhe Romeo Veshaj do të dalin para Gjykatës së Lartë më 27 maj pasi akuzohen për veprën penale "plagosje e rëndë me dashje", kryer në bashkëpunim.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në Vlorë në 2013, kur Romeo dhe Donaldi ishin adoleshentë.

Rekursi është bërë nga prokurori i Prokurorisë së Apelit të Vlorës, Pelivan Malaj i cili kërkon që dy vëllezërit të kryejnë dënimin në burg dhe jo t’u pezullohet ashtu si ka vendosur gjykata e Vlorës dhe Gjykata e Apelit.

Gazetari Elton Qyno ka siguruar dosjen e plotë ku tregohet sesi ka ndodhur ngjarja. Në 7 shkurt 2013, ka ndodhur një sherr mes dy vëllezërve Veshaj dhe një të riu tjetër, Arjan L.

Arjani ka qenë duke pritur të fejuarën e tij të dalë nga shkolla, i shoqëruar nga një shok. Në atë moment, vëllezërit Veshaj kanë kaluar me makinë dhe kanë xhiruar gomat. Por ky veprim nuk është pritur mirë nga Arjani, i cili ka debatuar me drejtuesin e mjetit Romeo Veshaj.

Ngjarja nuk është mbyllur këtu. Një ditë më pas, Arjani ka qenë po në afërsi të shkollës Mustafa Qemal Ataturku” në shoqërinë e tre kushërinjve të vajzës në pritje të saj. Arajni, e fejuara e tij, dhe kushëriri i vajzës janë nisur për në një qendër tregtare, por Arjani është thirrur nga një grup personash me të cilët ka debatuar. Mes tyre ka qenë edhe Romeo dhe Donald Veshaj, ku debati ka agravuar deri në sherr dhe Arjani është goditur me sende të forta.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aleksia: 06/11/2022 18:36

    hajde se ta rregullon vjehrri mos e vrit mendjen se ke niko peleshin

    Përgjigju
  • Scutari: 11/06/2022 07:03

    Gjykata t'i japë pafajësinë binjakëve se ai viktima në fakt ka masakruar veten aq shumë sa e ka shëmtuar fytyrën përjetësisht!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve

Atmosfera festive në Kosovë, tregu i Krishtlindjeve në Prishtinë tërheq vëmendjen e të huajve