Binjakëzohen qytetet Blagoevgrad dhe Fie

Fate Velaj : " Bullgaria, ndër  mbështetesit e parë të Integrimit Europian të Shqipërisë"
Tiranë, 26 Qershor/ ATSH/.- Qyteti Blagoevgrad (Bullgari) dhe qytetit i Fierit (Shqipëri) kanë nënshkruar një marrëveshe bashkepunimi, e cila binjakëzon  dy qytetet  ballkanike, një nismë kjo e ideuar nga Fate Velaj, këshilltar i diplomacisë kulturore pranë kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama .
Fate Velaj, shkruan në faqen e tij në Facebook , se "si ideator dhe realizues i kësaj marrëveshje për të cilin kishte  bashkëpunuar me Ministrinë e Jashtme Bullgare, do të përjetoja kënaqesi kur dy kryetarët respektivë të dy qyteteve, dr. Atanas Kambitov dhe z. Baftjar Zeqaj, do të nënshkruanin këtë marrëveshje bshkëpunimi.
Duke ju referuar postimit të zotit Velaj në faqen e tij në Facebook,  kryetari i Bashkisew Blagoevgrad dr. Atanas Kambitov, në pritjen në Bashki , është treguar entuziast dhe ka shprehur kënaqësinë e tij që Shqipëria mori statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian  dy ditë më parë. Ai do të nënvizonte në fjalën e tij, angazhimin e z. Velaj në realizimin e takimit në  Blagoevgrad për të cilin shprehu se kishte ndjesinë  se do ishte një sukses në të ardhmen e bashkëpunimeve mes dy qyteteve.
Nga ana e tij , z. Fate Velaj, do të  theksonte  bindjen që kishte patur që në fillim,se të dy qytetet kanë se cfarë të marrin dhe japin mes njeri- tjetrit jo vetëm në fushat e artit  dhe kulturës e trashëgimisë , por edhe në ato institucionale, ekonomike sidomos në fushën e bujqësisë  ku Bullgaria njihet botërisht. Si qytete në binjakëzim, të dy qytetet mund të bashkëpunojnë dhe në programe të Bashkimit Europian, mësohet të jetë shprehur z. Velaj.Të dy kryetarët e bashkive të Fierit dhe të  Blagoevgrad  biseduan me tej për bashkëpunimet në detaje mes dy qyteteve .Kryetari i bashkisë së Fierit, z. Baftjar Zeqaj, shprehu dëshirën që ky bashkepunim të fokusohet edhe në fusha  të rëndësishme të sigurimit të tregjeve të produkteve bujqësore  të përpunuara të qytetit dhe qarkut të Fierit . Ata ranë dakort, që në tetor të këtij viti, kryetari i Bashkisë së  Blagoevgrad së bashku me një delegacion me perfaqesues te biznesit  dhe perfaqesues nga arti, kultura  dhe sporti, të vizitojnë qytetin e Fierit.
Pas firmosjes së  memorandumit të  bashkë punimit u dha  një  konferencë për shtyp.
Z. Fate Velaj, në intervistën  dhënë  për televizionin shtetëror bullgar theksoi faktin se qeveria shqiptare  shikon me prioritet të vecantë cdo lloj bashkëpunimi me vende të tjera dhe në vecanti me vendet e  Bashkimit Europian. Bullgaria, nje vend mik ka qënë në të shkuarën një qëndër e rëndësishme e shqiptarizmit ku rilindasit shqiptarë gjetën në Sofie një  vatër të ngrohtë dhe mbajten ndezur  flakën  e ndërgjegjes kombëtare . Mbas viteve 50, shumë intelektualë shqiptarë erdhën me studime në Bullgari dhe  më pas u kthyen në Shqipëri  së bashku  me bashkëshortet e tyre, të cilat z  Velaj, i quan  shëmbull të emancipimit nga shqiptarët.
"Sot në Bullgari, dhe në  Blagoevgrad ka mbi 250 studentë  shqiptarë  të cilët studiojnë në  Universitetin shteteror dhe në atë amerikan të Blagoevgradit , rezultatet e të cilëve na bëjnë të gjithëve krenarë", ka thënë në intervistën dhënë Televizionit shtetëror , z. Fate Velaj, këshilltari për diplomacinë kulturore, pranë kryeministrit të vendit.
"Fakti që Bullgaria , ishte ndër  mbështetesit e parë të integrimit europian të Shqipërisë është një shenjë e mirë e asaj se Shqipëria, në rrugën drejt anëtarësimit ka një mik e një partner të shkelqyer. Thënia  PO,  e Bullgarise zyrtare për marrjen e statusit të vendit kandidat nuk ishte si rrjedhoje e historisë  gati të njejtë në periudha të caktuara,  por ishte një bindje të plotë se Shqipëria, kishte kryer reformat e duhura për ta marrë këtë status dhe për këte unë, në emër të kryeministrit Edi Rama, dhe popullit shqipta  duhet ta falenderoj përzëmërsisht", është shprehur Fate Velaj në këtë intervistë.Delegacioni i qytetit të Fierit, përbëhej nga kryetari Bashkise  Baftjar Zeqaj, Nënkryetari Florian Muco, Prefekti Xhevit Bushi, Kryetari i qarkut Vangjel Ndreka, drejtori i Dar,Shkëlqim Allkaj, drejtori i drejtorisë së pastrimit Ramadan Kanani, drejtori i burimeve njerëzore Fredi Jorgaqi,  Francesco Muco e Gjergji Ilo./f.n/

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç