E ftuar në studion e emisionit "Rreze Dielli" në Report Tv, astrologia Meri Gjini, tregon se çfarë thonë yjet për muajin prill, si dhe karakteristikat për të gjitha shenjat.
Dashi:
Përsa i përket fillimit të prillit të 2019-ës është pjesa e ekonomisë, e financës , pjesa e karrierës de pjesa e punës. Për 14-15 dita çështja e profesionit dhe karrierës do të jetë në vijë të parë duke u impenjuar seriozisht për këtë, edhe pse nuk do të mungojë edhe impenjimi i jetës emocionale, por do të ndodhë pasi Venusi të kalojë tek Dashi në datën 19-20 të muajit prill
Demi:
Kanë shumë dëshira, objektiva, qëllime, por në thelb pavarësisht energjisë që do të jetë në nivele shumë të mira do të duket që shpesh do ta gjejnë veten konfuz dhe kjo mund të shkaktojë pak intensitet apo mungesë tolerance në ambientet e tyre profesionale. Produktiviteti i muajit nuk do të mungojë , pozitiviteti dhe jeta emocionale do të kenë mundësi për buzëqeshje. Atë që duhet të kenë parasysh është pikërisht kjo gjë, tonacionet e kontrolluara në ambientet e punës sepse mund të prishet goxha ekuilibri dhe humori.
Binjakët:
Do përpiqeni në këtë vrull dhe intensitet të ritmit dhe të dëshirabe, të impenjimeve, të ardhura nga fati apo të zgjedhura nga ju të mund të keni vendosje në një vijë të drejtë, kjo për të mos humbur objektivat apo për të mos u çorientuar, apo të mos e ndieni veten shpesh që harxhoni shumë energji pa pasur të qarta objektivat. Ata që janë të qartë me pritshmëritë e tyre, me atë çfarë kërkojnë nga vetja e sigurt është që minimalja që mund të kenë do ta gjejnë veten të dypunësuar, me 2 paga ose me 2 burime ekonomike. Kjo është pozitive jo vetëm për muajin prill por edhe për majin. Me fizikun do vazhdoni të merreni edhe pak, të paktën 10 ditëshin e parë. Me çështjet sociale gjërat janë në vijë të drejtë, me çështjet emocioanle do të merreni në 10 ditëshin e fundit, por më tepër në pjesën e muajit maj.
Gaforrja:
Edhe për gaforren do ti mëshojmë më tepër objektivave. Duhet të jenë shumë të qartë në objektivat dhe qëllimet e tyre. Ankthi i tyre me apo pa arsye do të bëjë që të jetë shumë present dhe vështirë që të shmanget. Por për të mos penguar prakticitetin e tyre apo produktivitetin do të duhet të organizojnë mirë mendimet dhe veprimet në drejtim të pjesës së punës. Muaji i ka të gjitha mundësitë për të dhënë shenja shumë të mira në produktivitetin apo në drejtimet e tyre të punës e karrierës. Për pjesën e emocionit ka optimizëm, ka pozitivitet, por është si në shkallë të dytë apo të tretë.
Luani:
Luanët janë të privilegjuarit e muajit prill. Do të jenë shumë energjikë, shumë pozitivë. Është një muaj që jeta sociale do të ketë pikën e mirë. Hëna e re do të japë mundësi për plane afatgjatë ose afatshkurtër, por ajo që do të nxjerrë si buzëqeshje janë arratisjet e vogla apo udhëtimet e gjata . ndërkohë që ka të gjitha mundësitë që edhe në ambientet tuaja profesionale të keni mundësi shumë të mira. Do të merrni një vendim patjetër në lidhje me punën.
Virgjëresha:
Kanë rritur ose do të rrisin shumë ëkrkesat nga vetja, objektivat e tyre. Kjo rritje shoqerohet edhe me pasiguri në të njëjtën kohë . Nga njëra anë ka rritje të vetëbesimit dhe nga ana tjetër nervozizëm se mos zhgënjej veten. Pra është një lugtë me veten e cila und të çojë në nervozizëm apo mungesë tolerance në ambientet e tyre të punës. Kjo për arsye se do të vendosin në lupë çfarë prodhoj unë, çfarë prodhon tjetri. Do të dalin në pah për tu mbyllur dhe për ti dhën zgjidhje edhe çështje të familjes
Peshorja:
Në qendër të vëmendjes është jeta e tyre personale, jo në pjesën e dashurisë, por pozicioni i tyre në jetën sociale apo në raportet e tyre të ngushta. Përmirësimi , apo kërkesat, nevojat apo bashkëveprimi me këta njerëz do të jetë edhe arma e tyre pozitive. Pavarësisht nëpërmjet ankthit apo vështirësive do të ketë rezultat dhe do të ndiheni mirë me veten tuaj. Edhe Peshorja do të duhet të kujdeset akoma për fizikun, ose të qëndrojnë larg abuzimeve.
Akrepi:
Tema e muajit për Akrepat është këmbimi ekonomik. Ky muaj ka surpriza, megjithatë është e vështirë që të vendosin një axhendë dhe ti qëndrojnë korrekt asaj. Kujdesi me këtë hënë të plotë do të duhet të jetë pikërisht me kë do bëjnë këmbime, apo si do ti bëjnë ato. Mund të bëhën gabime, mund të bëhen përplasje. Pavarësisht që do të zgjidhin detyrime të reja apo të vjetra akonomike do të duhen të jenë pikërisht të kujdesshëm në pikën më të fortë të muajit të tyre.
Shigjetari:
Shigjetarët do të merren pothuajse gjatë gjithë muajit me mbyllje të detyrimeve të të gjitha formave. Gjithashtu do ta gjejnë veten shpesh duke zgjidhur problematika të të tjerëve dhe kjo mund të bëjë që të kenë pritshmëri dhe zhgënjime nga reagimi i palës tjetër. Nëse duan ta bëjnë të mirën, ta bëjnë pa pasur pritshmëri, me qëllim që ta mbrojnë veten nga zhgënjimi. Paqartësitë emocionale të mbartura nga muaji mars do të qartësohen dhe do ti jepni drejtimin që duhet.
Bricjapi:
Të qeshur, të gëzuar e me shumë humor e kanë nisur muajin dhe do të vazhdojë i tillë të paktën deri nga data 10. Kjo hënë e re do ti ndihmojë në njohje të reja, por në mosha të reja. Është pozitive në bashkëveprim me të tjerët pavarësisht moshës dhe ideve që mund të kenë. Për sa i pëket punës është një periudhë shumë e mirë për iniciativa të reja që do të gjejnë zbatim. Hëna e plotë do ti gjejë me dilema ndërmjet punës dhe familjes.
Ujori:
Edhe për ujorët do të ketë një shije shumë të mirë, për shkak të ndryshueshmërisë së ritmit, së ngjyrosjes dhe të rezultateve që do të kenë. Nuk është se do të mungojë vrapi apo ankthet e papritura por që janë momentale dhe nuk do ti ndalojnë objektivat. Gjithashtu edhe në jetën personale do të shijojnë mirësinë apo afrimitetin që u mungonte nga pjes e dimrit.
Peshqit:
Detyrimet për shtëpinë janë prioritet. Dëshira për të bërë diçka shumë të rëndësishme apo për tëa rritur një objektiv shumë të rëndësishëm do të jetë shumë e madhe. Nëse duan që të kenë një muaj me zhgënjime sa më të vogla duhet të përpiqen sa të munden me këmbë në tokë. Ata që janë vetëm kanë mundësi për njohje të reja.