Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen

Bino: Ata që kanë kaluar COVID-19 nuk kanë imunitet, duhet të vaksinohen

Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP, Silva Bino tha se edhe personat që e kanë kaluar COVID-19 duhet të vaksinohen pasi ata kanë një imunitet të shkurtër vetëm për 3 muaj. Bino u shpreh se ata janë sërish të rrezikuar të riinfektohen dhe për këtë duhet që të bëjnë vaksinën edhe pse këto persona nuk janë prioritet në krahasim me ata që nuk e kanë kaluar.

 “Vaksina bëhet edhe kur e ke kaluar Covidin, nuk ka asnjë problem. Përse bëhet kjo? E para, shumë persona që kanë kaluar Covid nuk kanë nivel të konsiderueshëm antikorpesh, të trupave mbrojtës. Nga ana tjetër, ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa që ne i masim gjatë testimeve serologjike. Kjo qëndron për vetë faktin, që sot ne nuk e dimë se sa mbrojtës janë këto kundërtrupa. I vetmi rezultat që kemi, është që nuk kemi riinfektim brenda 3 muajsh që kemi kaluar Covid. Mund ta bësh vaksinën nuk ka asnjë lloj problemi, por mund ta shtymë nëse je brenda 3 muajsh nga kalimi i Covid. Edhe personat që e kanë kaluar Covidin nuk kanë imunitet. Është evidentuar. Janë njëlloj me ata që nuk e kanë kaluar Covidin”, u shpreh Bino në Opinion

Shqipëria nisi më 11 janar vaksinimin ku në dy ditë janë vaksinuar mbi 130 mjekë dhe infermierë që punojnë në spitalet COVID.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hajde: 13/01/2021 09:07

    Ja ka fut kot, po pse kush e mundi virusin heren e pare, apo u merzit dhe iku vete. Trupi krijon imunitet, sa zgjat eshte gje tjeter. Por deri me sot nuk ka pesuar gje njeri heren e dyte nga infektimi sepse trupi ka memorie. Flisni sic eshte per te fikur, se na cat derrasat.

    Përgjigju
  • aldo: 13/01/2021 06:55

    un e kam kaluar covid dhe ska shans te vaksinohem. asnje semundje virale nuk kalon 2 here ne te njejtin vend. gjasme eshte mjeke kjo. pika qe si bie

    Përgjigju
    • budallalleku nuk ka brire: 13/01/2021 08:58

      Po ti ku e di. ke bere mjekesi si shkollim. Silva Bino ka qene dhe mbetet nje nga mjeket me te mira te shendetit publik. ka qene atje ku eshte pre 25 vjetesh. ka drejtuar dhe ka mbrojtur popullsine ne ndryshim nga qeverite qe vene e vijne. Mesoje qe ska imunitet te qendryeshem ndaj viruseve. prandaj behet vaksina e gripit cdo vit.

  • Edi: 13/01/2021 00:52

    Miniumi 8 muaj. Dale nga 3 studime serious ne amerik,australi dhe kore.

    Përgjigju
  • XXXX: 12/01/2021 22:48

    Ca thua moj te qifsha rrobt o mashtruese ordinere. Po a ka me turp se cbejne kta.? Vaksina nuk eshte gje tjeter vec se infejtim i dobet qe te krijohet imuniteti ne teup. Kjo karja na mer per budallenj neve?? Kjo vaksine eshte me te futme.

    Përgjigju
    • Toni: 13/01/2021 07:18

      Je ti qe ia fut kot vlla. Kjo vaksine perdor nje teknike ndryshe nga ca kemi njohur me pare dhe i jep nje mesazh ARN te prodhoja disa proteina te cilat bllokojne receptoret e virusit. Ata qe kane kaluar covid, nuk e kane kete mbrojtje pas 3 muajsh e ndonjere me pak se 3 muaj.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë