Biografi Obamës, ish e dashura dhe ëndrra për presidencën

Biografi Obamës, ish e dashura dhe ëndrra për presidencën
Një biografi e re për Barack Obama nga David Maraniss tregon vitet e kolegjit dhe sesi Barry nga Honoluluja u shndërrua në Barack dhe president i SHBA.
Biografia e cila shoqërohet me foto të presidentit amerikan i cili shfaqet me një pamje prej djaloshari. I veshur thjesht, me xhinse, T-shirt dhe një kapele pakëz qesharake. Në libër zbulohet edhe ish e dashura e kohës së kolegjit Mc Near.
Letrat me ish të dashurën, aventurat me shokët e klasës dhe netët mbi libra janë rrëfime vërtet interesantë të njeriut më të rëndësishëm të SHBA.
Zbulohet gjithashtu një fakt interesant. Obama ka deklaruar se në rininë e tij nuk mendonte kurrë për politikën por prirjet për të qënë lider ishin të dukshme që në atë kohë për të cilën ai thotë se ëndërronte të bëhej një lloj lideri në të drejtat civile. Por një nga miqte e tij, Mahboob Mahmood, zbulon një bisedë private mes tij dhe Obamës ku ky i fundit mësohet të ketë shprehur dëshirën e tij për tu bërë president.
I pyetur nga gazetarët Obama thotë që nuk e kujton një bisedë të tillë por në të njëjtën kohë thotë nëse miku i tij i rinisë e ka këtë kujtim të gjallë mund të jetë edhe e vërtetë.
Jeta dhe sakrificat i vetëm ne New York. Gjyshërit larg, mamaja gjithashtu dhe një baba që e kujton fare pak përshkruhen me detaje dhe rrëfime interesante në biografinë e Maraniss.
The making of the man, ose e thënë në shqip ngjitja në shkallët e karrierrës është ndoshta një nga mjetet me të cilat presidenti amerikan do të tentojë të rifitojë një mandat të ri.

(m.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia

MotoGP/ Marc Marquez fiton në Spanjë, zhgënjen Bagnaia