Kapiten Feti Vogli, lindur më 23.05.1981, në fshatin Baldushk të rrethit të Tiranës, është i martuar dhe nga martesa e tij me zonjën Alva, ka një vajzë 2 vjeçe me emrin Egi.
Pas mbarimit të Akademisë Ushtarake në specialitetin Artileri Tokësore, u bë pjesë e Forcave të Armatosura, me detyrë komandant Toge në Brigadën e Stërvitjes të Bazës, Bunavi.
Pas kryerjes me sukses të kursit Bazë të Forcave Speciale më 16 korrik 2005 është bërë pjesë e Batalionit të Forcave Speciale me detyrë Komandant Grupi. Nga data 1 qershor 2010 kryente detyrën e komandantit të Grupit të Parë Special në kompaninë e Aksioneve Speciale Ujore.
Kapiten Feti Vogli ishte një ushtarak karriere i shkëlqyer dhe si rezultat i arritjeve në detyrë është dekoruar disa herë me medalje të ndryshme si:
Medalja e Karrierës në vitin 2007 nga komandanti i Forcës së Bashkuar.
Medalja për Shërbime Ndërkombëtare nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2007.
Medalje për shërbime të Shquara nga ministri i Mbrojtjes në vitin 2010.
Nga data 16 janar 2012 është dërguar me mision luftarak "EAGLE 4" në përbërje të Batalionit të Forcave Speciale në Kandahar të Afganistanit.
/Shqiptarja.com