BioNTech-Pfizer, rifillon shpërndarjen e vaksinave antiCOVID me kapacitet të plotë! Premtohen 75 milionë doza më shumë

BioNTech-Pfizer, rifillon shpërndarjen e vaksinave antiCOVID me kapacitet të plotë! Premtohen 75 milionë doza më shumë

Kompania BioNTech dhe Pfizer, ka deklaruar se pas përmisimeve të dukshme në impiantet e saj të prodhimit, kompania do të jetë në gjendje të shpërndajë sasitë e porositura të vaksinave brenda afateve të kërkuara ligjore dhe brenda 3 mujorit të dytë të këtij viti do të japë 75 milion doza vaksine më shumë për BE-në.

"Pfizer dhe BioNTech vazhdojnë të punojnë për të rritur numrin e dërgesave të vaksinave duke filluar nga 15 Shkurti, duke mundësuar që të furnizohet sasia e plotë të dozave të vaksinës në tremujorin e parë për të cilin jemi zotuar kontraktualisht dhe deri në 75 milion doza shtesë për Bashkimin Evropian në tremujorin e dytë ", tha kompania në  një deklaratë. 

BE ka porositur 600 milion doza të vaksinës së tyre. Lajmi për rinisjen e shpërndarjes me kapacitete të plota, është një lajm i mirë edhe për Shqipërinë, e cila ka porositur 500 000 doza nga  Pfizer, dërgesa e parë e të cilave do të mbërrijë ditën e sotme. 

Deklarata erdhi disa orë përpara një konference kombëtare të thirrur nga Kancelarja Angela Merkel me prodhuesit e vaksinave mes zemërimit në rritje për fushatën e ngadaltë të vaksinimit në unionin evropian.  BioNTech dhe Pfizer, të cilët do të marrin pjesë në takim, thanë se përmirësimet në aftësitë e tyre të prodhimit do t'i lejonin ata të shpejtonin furnizimet. Këto përfshinin përfundimin e punimeve në uzinën e Pfizer në Puurs, Belgjikë.

Kompania e prodhimit të BioNTech në qytetin gjerman të Marburg ka marrë ndërkohë një licencë për të filluar prodhimin këtë muaj, pasi kompanitë kanë zgjeruar rrjetin e tyre të partnerëve evropianë të furnizimit në 13.

Njoftimi i tyre në mes të janarit se ata do të vononin dërgesat e vaksinave për shkak të modifikimeve të nevojshme në fabrikën Puurs shkaktoi zemërim të madh në vend. Lajmi u pasua javën e kaluar nga një njoftim nga ndërmarrja britanike-suedeze AstraZeneca se mund të jepte vetëm një të katërtën e dozave të premtuara për shkak të problemeve në një nga fabrikat e tij evropiane.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase