Programi i Kombeve të Bashkuara për mjedisin ka zgjedhur Shqipërinë për  të diskutuar rreth Biosigurisë, apo ruajtjes së balancave mes florës dhe faunës.

Ky aktivitet organizohet për herë të parë ne vendin tonë dhe ka në fokus rritjen e ndërgjegjësimit për cështjet që lidhen me biosigurinë.  Shqipëria është përzgjedhur për të qënë  mikpritëse e workshopit rajonal i kordinatërorëve të projekteve të sigurisë, qe nënkupton më shumë siguri për florën dhe faunën në vendin tonë.

Në fokus të këtij workshopi qe çeli te henen diten e pare te punimeve dhe organizohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin, do të jenë masat për forcimin e kapaciteteve dhe mjetet për nxitjen e pjesëmarrjes së publikut në vendimmarrje për çështjet që lidhen me biosigurinë./atsh/

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)