Biote hap Showroom-in e ri tek ish-Ekspozita në Tiranë! Gjeni dyshekët e aksesorët me cilësinë më të mirë

Kompania Biote, e cila ofron cilësinë më të lartë të dyshekëve dhe aksesorëve që nevojiten për të kompletuar dhomën e gjumit, ka hapur mes miqve të shumtë, showroomin më të ri në Tiranë, në zonën e ish ekspozitës.

Me hapjen e pikës së re, Biote ka vendosur të prezantojmë produktet e reja të vitit 2024-2025, të cilat premtojnë cilësinë më të mirë.

“Jemi në shtëpinë e shumë klientëve dhe ky vit ka qenë nismë për të qenë pranë klientëve të huaj. Kemi punuar me cilësinë dhe dizajnin. Kemi përdorur tekstilet nga më të fundit, modelet më të reja që bashkëpuntorët tonë kanë prodhuar në 2024 dhe ne i kemi përzgjedhur modelet që përshtaten më shumë me Biote”, tha Manuela Vrenozi, BIOTE.

Me një eksperiencë 13 vjeçare në treg, Biote parësore ka komoditetin dhe gjumin e mirë të klientëve të saj. Por prapa nuk mbeten as çmimet konkurruese në treg.

“Biote ka 13 vite në treg. Operojmë që prej vitit 2011. Kemi 3 show roome në Tiranë dhe një në Korçë. Në Tiranë një kemi tek Komuna e Parisit, një në Toptani në katin e 4 dhe më e reja në Myslym Shyr. Janë të gjithë të mikëpritur. Biote gjithmonë dhe sa më pranë jush. Cilësia është e pakrahasueshme, çmimet më konkurruese në treg. Kemi sjellë risi dhe sidomos tek dyshekët. Operojmë jo vetëm në tregun Shqiptar por edhe në Angli, Poloni, Greqi dhe Itali”, tha Miligerta Kurti, drejtoresha operacionale e Biote.

Mes mijërave klientëve të Biote, jo vetëm në Shqipëri, por dhe jashtë vendit, është edhe moderatorja e njohur Hygerta Sako. Për të gjumi është mjaft i rëndësishëm, e me Biote thotë se ka gjetur atë që kishte kërkuar prej kohësh, rehatinë.

“Për mua është shumë i rëndësishëm gjumi dhe jam shumë e lumtur që kam zgjedhur Biote sepse realisht fle si në re. Kjo është shumë e sinqertë. Më pëlqen puna që bën stafi i Biote, idetë që kanë, cilësia si kanë dhe me çmime konkurruese për  të qenë afër klientëve. Më vjen mirë që është hapur një showroom i ri, ku klientët dhe qytetarët mund të vijnë ta vizitojnë dhe të shohin cilësinë nga afër. Është shumë i rëndësishëm gjumi. Do jua rekomandoja pasi është shumë i rëndësishëm gjumi. Kurrsesi nuk do rekomandoja diçka jo cilësore por realisht me Biote flihet si mbi ëndrra”, tha moderatorja, Hygerta Sako.

Kompania Biote ka pasur në fokusin e saj kërkimet, zhvillimin dhe plotësimin e kërkesave të secilit prej klientëve të saj, për të arritur rezultatet më të larta dhe për të plotësuar nevojat e tyre.  

Dyshekët janë të pasur me Aloe Vera dhe trashësia e tyre është rekord në treg, duke përdorur materialet më të mira dhe teknologjinë e fundit, Memory Foam. Ato përshtaten me fizionominë e trupit për një gjumë më të rehatshëm dhe, më e rëndësishmja, për një gjumë të shëndetshëm.

Prapa nuk mbeten as cilësia e aksesorëve si jastëkët apo jorganët të cilët janë janë vlerësuar si më të mirët në të gjitha tregjet ndërkombëtare.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Humbja me Italinë, gazetari Koçi nga Dortmundi: Një fitore, shpresë për të kaluar grupin e EURO 2024

Humbja me Italinë, gazetari Koçi nga Dortmundi: Një fitore, shpresë për të kaluar grupin e EURO 2024