Përbërësit:
- 2 qepë mesatare
- 1 gotë oriz
- 1 gotë ujë
- 2 vezë
- 3 lugë gjelle djathë i thërrmuar
- 1 gotë qumësht
- 2 lugë gjelle gjalpë
Përgatitja:
Qepët grihen hollë dhe kaurdisen me gjalpë derisa të zverdhen lehtë. Shtohet orizi dhe vazhdohet kaurdisja për pak minuta. Hidhet uji dhe gatuhet pilaf i shkrifët, pa e zier plotësisht orizin. Pilafi lihet të ftohet pak. Më pas përzihet me vezët, djathin e thërrmuar dhe qumështin. Masa hidhet në tavë të lyer me gjalpë, spërkatet sipër me pak gjalpë dhe piqet në furrë të parangrohur derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe.
Komento
Komente












