Shifra u prezantua të premten nga zëdhënësja e UNHCR-së, Vivian Tan, dhe paraqet rritje të madhe të numrit nga 164,000, sa ka qenë një ditë më parë.
"Numrat janë alarmues. Kjo do të thotë se duhet të rrisim reagimin tonë", tha Tan dhe shtoi se situata në Mianmar "duhet të adresohet urgjentisht".
Dhuna atje ka shpërthyer më 25 gusht dhe ka shkaktuar zemërim ndërkombëtar.
Refugjatët akuzojnë forcat e sigurisë në Mianmar dhe turmat budiste për djegien e fshatrave të tyre.
Qeveria thotë se forcat e sigurisë janë duke iu përgjigjur një sulmi të militantëve Rohingya kundër postblloqeve policore, që ka ndodhur muajin e kaluar./REL
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com