Sipas shkrimit special, gjithçka zbulohet përmes një bisede telefonike, që është një “bombë” e fuqishme që zbardh skenarin e përgjakshëm të 27 prillit të vitit të kaluar, ku Zaev ishte përgjakur me sigurimin e tij, ndërsa më së keqi ka përfunduar lideri i ASH-së, Ziadin Sela, për të cilin paraprakisht ishte lansuar lajme se tashmë ai ishte i vrarë dhe gjithçka kishte marrë fund, transmeton INA.
Por në rastin e Zaev, biseda telefonike mes dy personave zbulon se si personi që duhej ta vriste Zaevin me pistoletë i ka thënë bashkëbiseduesit të tij se nuk ka mundur të kryejë vrasjen sepse nuk e ka pasur objektivin e pastër. Sipas bisedës, ai ka thënë se nga turma e njerzëve që i ishin afruar Zaevit, nuk ka mundur që të shtiej me pistoletë dhe kështu ka dështuar.
Kjo bisedë tashmë ka përfunduar në organet hetimore dhe se pritet të zbardh të vërtetën e 27 prillit, ku megjithatë Zaev përfundoi me të çara në kokë dhe ishte përgjakur.
d.c./shqiptarja.com