TIRANË- Një bisedë e rrallë mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është zbuluar mbrëmjen e sotme në 'Opinion', si si ndër të paktat raste dyshja, "armike" të përbetuar, bien dakord.
E gjithë biseda është zhvilluar në 4 janar të 1990, ku të pranishëm kanë qenë Sali Berisha, Azem Hajdari, Edi Rama dhe Sali Shijaku piktor, ky i fundit ishte në presidiumin e Kuvendit Popullor! Të gjithë kanë qenë së bashku në një studion piktorit, Ramadan Karanxha. Ka qenë ky i fundit i ka pasur një magnetofon dhe ka regjistruar bisedën, që është ruajtur ditën e sotme.
Nga sa është thënë në studio, audio është regjistruar një ditë përpara se të dilte gazeta e Rilindjes Demokratike, ku Berisha dhe Hajdari ishin kthyer nga një miting në Lushnje dhe biseda ka në fokus qëndrimet ndaj Enver Hoxhës, Ramiz Alisë dhe për zgjedhjet që u shtynë nga shkurti për në mars. Se si janë bërë bashkë të gjithë në këtë studio është e paqartë, e ndërsa biseda e plotë është për rreth 13 minuta.
Edhe Sali Berisha dhe Edi Rama e kanë konfirmuar që është zëri i tyre në video, por kanë deklaruar se e kanë të paqartë si takim.
Pjesë nga biseda
Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qejf, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke.
B.K./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.8%
-
Të gabuar
81.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 3627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Jakin Marena: Kujt i duhej ‘sakrifica’ e Gjekmarkajt në prag të Natës së Krishtit?!
24 Dhjetor, 21:06
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Protesta e PD/ Ngjela për Report Tv: Kur nuk ke mbështetje, krijon akte dhune! Berisha duhet të ikë
24 Dhjetor, 19:11
-
Protesta e PD/ Kulluri: Pjesëmarrja për turp! Elezi: Pse nuk bllokojnë godinën e ‘narko shtetit’, po u nxijnë jetën qytetarëve?
24 Dhjetor, 18:50
-
Ylli Pata: Logjika politike e guerriles së senatorëve të Sali Berishës
24 Dhjetor, 18:33
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Rrëzohen të vegjlit për Kodin Zgjedhor, Elezi: Akt tradhtie, Berisha shiti zgjedhjet! Kulluri: Shqiptarët do zgjedhin rreth 20 deputetë
24 Dhjetor, 18:03
-
Afera Partizani/ Ankimoi masën arrest në shtëpi, Kushtetuesja shtyn për vitin e ardhshëm shqyrtimin e kërkesës së Berishës
24 Dhjetor, 16:31
-
Protesta e PD-së, Martin Leka në Report Tv: Po kthehet në rutinë, Berisha nuk ka njerëz! Përdor propagandë për të karikuar simpatizantët! Më shumë kishte policë
24 Dhjetor, 13:56
Tani edhe kete do ta nxjerrin sikur Rama ishte ekstremist kunder komunisteve ndersa Berisja pro. Nje mendje e arsyeshme qe ka njohuri normale te gjerave arrin te vereje ne menyre te arsyeshme qe zoti Rama ne tentativen per tiu bashkengjitur "PD" nuk qe vecse i drejtuar nga familja e tij komuniste. Ai deshtoi atehere. Por kuadri qe trashegoi PPSH zoti Nano e risolli per ta pergatitur ne ate qe e njohim sot. Minimumi sjellja e Rames atehere ishte hipokrite dhe me e renda ishte kriminale.
Përgjigju