Biseda/ Lulzim Basha do të
rikthejë Halim Kosovën në PD

Biseda/ Lulzim Basha do të<br />rikthejë Halim Kosovën në PD
TIRANE- Ish kandidati i “Aleancës për Punë dhe Dinjitet” për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, pritet të rikthehet në nivelet e larta drejtuese të Partisë Demokratike. Pavarësisht rezultatit zhgënjyes që Partia Demokratike dhe e djathta regjistroi në Bashkinë e Tiranës, Kosova u vlerësua si një nga kandidatët më të mirë, i cili u përgëzua për fushatën e tij qytetare edhe nga ambasadori i SHBA, Donald Lu.

Ndaj dhe, rezultati i dobët i arritur nga PD në Tiranë, nuk duket të jetë pengues për të ardhmen politike të Halim Kosovës në Partisë Demokratike. Burime pranë PD bëjnë të ditur se në kushtet e një riorganizimi në hallkat e larta drejtuese të selisë blu, paralelisht me bërjen e analizës së zgjedhjeve të qershorit, muajin e ardhshëm, lidershipi demokrat, Lulzim Basha do të mbledhë rreth tij ata që konsiderohen si pjesa vitale pranë të djathtës dhe një ndër ta është edhe Halim Kosova, i cili edhe pse jo zyrtarisht, ka dhënë dakordësinë për të qenë pjesë e projektit të Bashës, që do të përgatisë Partinë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 2017-ës.
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria