Forcimi i ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike në rajon është kthyer në një prioritet për Shqipërinë dhe Kroacinë, në një kohë kur projektet madhore po marrin gjithnjë e më shumë rëndësi për zhvillimin ekonomik dhe stabilitetin. Në këtë kuadër u zhvillua edhe biseda mes ministrit të Jashtëm, Ferit Hoxha dhe homologut kroat, Gordan Grlić-Radman, ku në qendër ishte bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve.
Në reagimin e tij, Hoxha theksoi se marrëdhëniet mbeten të forta dhe partneriteti strategjik vijon të thellohet, duke nënvizuar rëndësinë e projekteve i Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe Iniciativa e Tre Deteve, për sigurinë energjetike. “Theksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin”, u shpreh ai, duke shtuar se si aleatë në NATO, dy vendet ndajnë përgjegjësi për paqen dhe stabilitetin në rajon. u kry.
Postimi i plotë i Ministrit Hoxha në X
Telefonata e parë e frytshme dhe produktive me homologun tim kroat, Gordan Grlić-Radman, gjatë së cilës rikonfirmuam marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin e fortë strategjik ndërmjet Shqipërisë ?? dhe Kroacisë. Theksuam rëndësinë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në sektorë kyç, përfshirë ekonominë, energjinë, mbrojtjen dhe turizmin. Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të ndërlidhjes dhe sigurisë energjetike përmes projekteve madhore rajonale, si Korridori Adriatiko-Jonian, Gazsjellësi Trans Adriatik dhe zgjerimi i tij me Gazsjellësin Joniano-Adriatik si dhe mbi Iniciativën e Tre Deteve — shtylla të rëndësishme për rritjen dhe qëndrueshmërinë në Evropën Juglindore. Shkëmbyem gjithashtu pikëpamje mbi sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal, duke nënvizuar përgjegjësinë tonë të përbashkët si aleatë në NATO, për të kontribuar në paqe, stabilitet dhe mbrojtje kolektive. Si partnerë të afërt, mbetemi të përkushtuar fort për avancimin e sigurisë, stabilitetit dhe një të ardhmeje të përbashkët evropiane për rajonin.
First useful and productive call with my Croatian counterpart, Gordan Grlić-Radman @grlicradman, reaffirming the excellent relations and strong strategic partnership between #Albania ??and #Croatia ??
— Ferit Hoxha?? (@HoxhaFer) March 20, 2026
We underscored the importance of further deepening bilateral cooperation… pic.twitter.com/lEYepOcxOJ
Komente











