Bisedë telefonike me homologen spanjolle, Xhaçka: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian

Bisedë telefonike me homologen spanjolle, Xhaçka: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën e integrimit evropian

Olta Xhacka dhe Arancha Gonzalés Laya

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, zhvilloi një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya. 

Kryediplomatja Xhaçka njohu homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Ministrja Xhaçka vlerësoi mbështetjen e deritanishme të Spanjës në këtë drejtim. Në fokus të bisedës ishte edhe nxitja e mëtejshme e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve, si dhe përditësimi për situatën e krijuar nga pandemia dhe masat e marra.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente

Qeveria ngre Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike! I propozon kryeministrit shpalljen e krizës dhe masat emergjente