Bisedime midis Moskës dhe treshes Uashington-Ryad-Ankara

/ATSH-AFP/ - Krerët e diplomacisë amerikane, saudite, turke dhe ruse do të takohen sot në Vjenë për bisedime në fokus lufta në Siri midis treshes Washington-Ryad-Ankara, kundërshtarë të fortë të regjimit të Damaskut dhe Moskës aleati i saj më besnik.
Kryeqyteti austriak është bërë arena e bisedimeve diplomatike midis palës amerikane, John Kerry, ai rus Sergueï Lavrov, sauditi Adel al-Jubeir dhe ai turk Feridun Sinirlioglu.
Pika më kulmore do të jetë rreth pasdites, një takim katër palësh në rend të ditës është konflikti sirian, etapa e parë diplomatike dhe e ndërkombëtarizimit të një lufte civile që ka shkaktuar më shumë se 250 mijë të vdekur që prej marsit 2011.
Takimi trepalësh SHBA-Arabi Saudite-Turqi ka nisur mëngjesin e sotëm në Vjenë por ende asnjë rezultat nuk është bërë i ditur.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit