Ministrat e jashtëm Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias zhvilluan sot ditën e fundit të negociatave tre ditore dypalëshe për zgjidhjen e çështjeve të mbartura ndër vite të cilat shpeshherë kanë tensionuar edhe marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Burime pranë këtij takimi thanë për Report Tv se bisedimet patën rezultate shumë të mira, të cilat pritet të konkretizohen në të ardhmen - por ajo çfarë është arritur në takimin e Korçës do të mbetet sekret.  

"U dakortësuam për mos të dhënë detaje çfarë u arrit. Kotzias i ka kërkuar Bushatit heshtje totale çfarë u bisedua në Korçë. Çfarë u arrit do t'i bëjë publike kryeministri Aleksis Tsipras", tha i njëjti burim. 

Bilanci i dy takimeve, atij të Kretës në nëntor 2017 dhe Korçës në janar 2018, do të bëhen publike nga kryeministrat Rama dhe Tsipras në takimin që, siç ka raportuar më herët Report Tv, do zhvillohet në muajin prill. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com