Këtë herë ndryshe nga çdo herë tjetër diskutimet mes delegacioneve Kiev-Moskë në Stamboll zgjatën vetëm një orë. Sigurisht ato do të vijojnë edhe gjatë ditës së nesërme.
Një tjetër gjë e pazakontë që u vu re në këtë raund të ri bisedimesh ishte prania e presidentit turk Erdogan dhe oligarkut rus Abramoviç. Gjithashtu mendohet sipas analistëve nga të dyja palët se ky ishte takimi më seriozë për sa i përket negociatave finale.
Po cilët ishin përfaqësuesit e dy vendeve
Delegacioni rus
ALEXANDER FOMIN, zëvendës ministri i Mbrojtjes rus
Andrei Rudenki, zëvendës ministri i Jashtëm rus
VLADIMIR MEDINSKY, shef i delegacionit rus
LEONID SLUTSKY, kreu i politikës së jashtme në Duma
Delegacioni i Ukrainës
DAVYD ARKHAMIA, kryetar partie
MYKHAILO PODOYLAK, këshilltar i presidentit Zelenski
MYKOLA TUCHYTSKYI, ambasador i Ukrainës në BE dhe MB
RUSTEM UMEROV- deputeti ukrainas
Lajmi kryesor:
Lajm i mirë nga Stambolli/ Ukraina i thotë 'po' neutralitetit me garanci, Rusia premton uljen e aktivitetit ushtarak rreth Kievit dhe Chernikiv! Sulmohet ndërtesa e qeverisë në Mykolaiv, 12 të vdekur












