Bisedimet Kosovë-Serbi, kërcënohet
për të dytën herë zv/kryeministrja

Bisedimet Kosovë-Serbi, kërcënohet<br />për të dytën herë zv/kryeministrja
PRISHTINË- Zv/kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri është kërcënuar me mesazhe telefonike nga një person i cili është vetëdorëzuar në polici. Shkaku i kërcënimeve dhe ofendimeve, sipas mediave të Kosovës janë bisedimet që po zhvillohen në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo është kërcënuar dhe ofenduar përmes mesazhesh që i janë dërguar në numrin e saj të telefonit”, ka thënë burimet për ‘KosovaPress’.

 Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari politikë i zëvendëskryeministres, Edita Tahiri e cila aktualisht ndodhet në Bruksel.

Gazmir Raci ka thënë se javën e kaluar ai bashkë me Tahirin janë kërcënuar nga i njëjti person.

“Po, është e vërtetë që në javën e kaluar kemi marrë disa mesazhe kërcënuese ndaj zëvendëskryeministres, zonjës Tahiri, si dhe në ndaj meje si këshilltar politikë i saj”, ka thënë ai.

Raci nuk ka dashur të prononcohet se çfarë ishte shkruar konkretisht në mesazhet duke thënë se për këtë janë njoftuar organet e rendit të cilët sipas tij janë duke u marrë me rastin.

Këshilliati ka shtuar kjo nuk është hera e parë që Edita Tahiri kërcënohet nga po nga ai person. 

Ai ka thënë se edhe para dy ose tri vitesh në numrin e telefonit të Tahirit ka pasur mesazhe kërcënues nga i njëjti person.

“Po është hera e dytë këto vitet e fundit që kemi  marrë mesazhe kërcënuese nga i njëjti person”, thotë ai.

“Rreth orës 21:48 i dyshuari është vetë dorëzuar në stacionin policor në Dragash dhe është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, ka njoftuar policia.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit

Gjiri i Gramës, Rama: Si gjithnjë po ai magnet i parezistueshëm i Jonit