Bisedimet me Iranin,
'atmosferë pozitive' në Stamboll

Bisedimet me Iranin, <br />'atmosferë pozitive' në Stamboll
STAMBOLL - “Atmosfera është pozitive”, shprehen përfaqësuesit e BE-së, teksa në Stamboll po vazhdojnë sot bisedimet mes Iranit dhe fuqive ndërkombëtare në lidhje me programin bërthamor Iranian. SHBA, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania, grupi që njihet tashmë me emrin ‘P5+1’ (pra, 5 anëtarët permanentë të KS plus Gjermania) do të përpiqen të bindin Iranin të lejojë kontroll ndërkombëtar mbi ambiciet e veta bërthamore.

Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore, ndërkohë Izraeli ka kërcënuar disa herë muajt e fundit se mund të sulmojë impiantet bërthamore iraniane. Presidenti Obama nga ana e tij është shprehur se bisedimet e sotme janë shansi i fundit i diplomacisë.

Palët deri tani janë shprehur në mënyrë të matur pozitive dhe diplomatët thonë se po tentohet të mos hyhet në detaje, për të krijuar një klimë besimi mbi parimet themelore. Ministri i jashtëm turk Davutoglu, që është mikpritësi i takimit, tha se pret që në fund të bisedimeve të ketë lajme positive.

Takimi i fundit mes negociatorëve të Iranit dhe atyre të P5+1 është zhvilluar në janar 2011.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato

Qëlloi të riun në Thumanë, pezullohet nga detyra drejtori i Rrugores Altin Qato