Volodymir Zelensky ishte sot në Paris. Një ditë pas negociatave në Florida mes ekipeve negociatore të Ukrainës dhe SHBA, ai u prit nga Presidenti i Francës Emmanuel Macron në Pallatin Elize.
Tema e diskutimit sipas burimeve nga Elizeja ka qenë rezultatet e një dite më parë në negociata të cilat janë diskutuar në një konferencë online me liderët e Britanisë dhe BE.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për "një fund dinjitoz të kësaj lufte".
"Ne po përpiqemi ta përfundojmë këtë luftë me gjithë forcën tonë dhe ta përfundojmë atë me dinjitet", tha presidenti ukrainas.
Krahas diskutimeve me liderët evropianë, Zelensky dhe Macron kanë folur edhe me Steve Witkoff dhe Rustem Umerov, kreun e delegacionit ukrainas në bisedime, i cili ndodhet ende në Florida të SHBA. Ata kanë folur edhe për disa çështje të vogla të cilat kanë patur nevojë për sqarim.
AFP, raporton se Witkoff dhe Umerov, kanë nisur një tjetër takim me njëri tjetrin pas atij që delegacioni ukrainas zhvilloi me atë të SHBA në lidhje me propozimet për një marrëveshje paqeje Ukrainë-Rusi. Këtë të hënë, Kremlini konfirmoi sipas mediave ruse se nesër në Moskë do të zhvillohet një takim mes të dërguarit special të Donald Trump, Steve Witkoff dhe Presidentit rus Vladimir Putin.
Në nisje të takimeve zyrtare të kësaj të hëne, Shefja për politikën e jashtme të BE, Kaja Kallas, e cilësoi këtë javë të saponisur si vendimtare për fatin e Ukrainës, pasi ditët në vijim sipas pritet të jenë vendimtare për procesin e negociatave.
Lajm në përditësim..

Presidenti rus Vladimir Putin i ka cilësuar “një tragjedi” për ukrainasit zhvillimet e luftimeve në terren, duke thënë se ato janë rezultat i “politikave kriminale” të “hajdutëve” që janë në pushtet në Kiev.
“Kjo është një tragjedi për popullin ukrainas, e lidhur me politikat kriminale të kësaj hunte hajdutësh që ka marrë pushtetin në Kiev”, tha Putin, i cituar nga agjencia Ria Novosti, ndërsa vizitonte një postë komanduese të trupave ruse të angazhuara në konflikt.
Gjatë vizitës, drejtuesit e lartë ushtarakë deklaruan se trupat e Moskës kanë pushtuar qytetet strategjike të Pokrovskut, në rajonin e Donetskut, dhe të Volchanskut, në atë të Kharkivit, dhe se vazhdojnë të avancojnë në drejtime të tjera, përfshirë rajonin e Zaporizhias.

Rusia është e bindur: Pokrovsk ka rënë. Presidenti rus Vladimir Putin ua ka kërkuar ushtarakëve të drejtuar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov, gjatë një informimi mbi operacionet tokësore. “A është Krasnoarmeysk në duart tona?”, pyeti ai, duke përdorur emrin rus të Pokrovskut. Dhe nga ushtria erdhi një përgjigje e qartë: “Da”, po, sipas asaj që shihet në videot e shpërndara nga mediat ruse.

Duke vizituar një qendër komanduese të trupave të angazhuara në konfliktin në Ukrainë, presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se forcat e Moskës duhet të përgatiten për të vazhduar luftimet edhe gjatë dimrit.
“Putin – shkruan Kremlini në kanalin e tij në Telegram – ka falënderuar komandantët dhe personelin e formacioneve për veprimet e suksesshme dhe ka vendosur objektivin për t’u garantuar forcave ruse gjithçka që u nevojitet për të zhvilluar veprime ushtarake gjatë periudhës së ardhshme dimërore.”
Presidenti francez Emmanuel Macron telefonoi Presidentin e SHBA Donald Trump këtë pasdite rreth situatës në Ukrainë. Ai gjithashtu raportoi mbi diskutimet që u zhvilluan në Paris gjatë vizitës së Presidentit Zelensky, raportuan burime në Pallatin Elize.
Macron dhe Trump diskutuan kushtet për një paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë dhe hapat e ardhshëm në përpjekjet e ndërmjetësimit që përfshijnë Shtetet e Bashkuara. Presidenti theksoi në veçanti rëndësinë qendrore të garancive të sigurisë të nevojshme për Kievin dhe vendosmërinë tonë për të punuar mbi to me Shtetet e Bashkuara.
"Ne kemi miratuar paketën e 19-të të sanksioneve dhe po përgatisim të 20-tën. Shtetet e Bashkuara i janë bashkuar kësaj të fundit, gjë që ndodh për herë të parë. Që nga fillimi i luftës, presioni nuk ka qenë kurrë kaq i lartë", tha Presidenti francez Emmanuel Macron, duke folur në një konferencë për shtyp së bashku me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Pallatin Elize.
"Në javët e ardhshme, sanksionet do të rriten në mënyrë që Rusia të mos ketë më mjetet për të vazhduar këtë luftë", shtoi ai.
"Po punojmë për të parandaluar një sulm të tretë rus", tha Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili u takua sot me Presidentin francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee.
"Kemi punuar gjerësisht sepse interesi ynë i përbashkët është të jetojmë pa luftë, shtoi ai, duke iu referuar garancive të sigurisë, pavarësisë dhe sovranitetit të kërkuara për vendin e tij. Ne duam paqe të qëndrueshme dhe të gjithë partnerët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë', tha ai.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri thirrje për "një fund dinjitoz të kësaj lufte".
"Ne po përpiqemi ta përfundojmë këtë luftë me gjithë forcën tonë dhe ta përfundojmë atë me dinjitet", tha presidenti ukrainas.

Kreu i Elizesë njoftoi pas takimit me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky se ka “finalizuar punën mbi garancitë e sigurisë”, duke përmendur diskutime “të rëndësishme për sigurinë e evropianëve, francezëve dhe ukrainasve”. Diskutime duhet të zhvillohen me zyrtarët amerikanë “në ditët e ardhshme” për të “përcaktuar pjesëmarrjen amerikane në këto garanci”, shtoi ai. “Paralelisht, po zhvillohen bisedime që Rusia t’i japë të gjithë qartësinë ndërmjetësuesit amerikan në këtë kontekst, lidhur me vullnetin e saj për paqe.” Ai shtoi se do të ketë gjithashtu “bisedime midis delegacionit amerikan dhe një delegacioni rus” për të shqyrtuar “vullnetin ose jo të Rusisë për të ecur përpara.”
'Asnjë ‘paqe e imponuar’ për Kievin', ka deklaruar kancelari gjerman Friedrich Merz duke theksuar se Kievi dhe aleatët e tij evropianë duhet të përfshihen në çdo marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.
"Ne kemi një kurs të qartë veprimi: asnjë vendim mbi Ukrainën dhe Evropën pa ukrainasit dhe pa evropianët. Asnjë paqe e imponuar mbi kokat e ukrainasve. Asnjë dobësim apo ndarje e Bashkimit Evropian dhe NATO-s', tha Merz në Berlin së bashku me kryeministrin polak Donald Tusk, menjëherë pasi foli në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidentët e Francës dhe Ukrainës, Macron dhe Zelensky, kanë folur të dy dhe njëri pas tjetri” në videokonferencë me disa nga liderët evropianë, mes tyre kryeministrin britanik Keir Starmer dhe më pas me ata të Gjermanisë, Polonisë, Italisë, Norvegjisë, Finlandës, Danimarkës dhe Holandës. Në vijim të komunikimeve ata kanë biseduar edhe me António Costa-n, Ursula von der Leyen dhe Mark Rutte, Sekretarin e Përgjithshëm të Nato. Lajmi bëhet i ditur nga burime të Elizesë. Nga Pallati Elize, Macron dhe Zelensky kanë diskutuar gjithashtu me të dërguarin amerikan Steve Witkoff dhe me kryenegociatorin ukrainas Rustem Umerov, të cilët ndodhen në Florida.
I dërguari amerikan i Trumpit, Steve Witkoff, raportohet se po zhvillon një takim të ri me kryenegociatorin ukrainas Rustem Umerov në Florida. Këtë e pohojnë burime pranë dosjes për AFP të cilat saktësojnë se takimi një ditë pas atij me delegacionin e kryesuar nga Marco Rubio, synon të adresojë ende disa çështje. Volodymyr Zelensky do të takohet me Umerovin nesër në Irlandë, ndërsa Witkoff pritet të mbërrijë në Moskë po nesër për t’u takuar me Vladimir Putinin.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Elize për vizitën e planifikuar në Francë, të dhjetën që nga shpërthimi i luftës me Rusinë në vitin 2022. Volodymyr Zelensky dhe Emmanuel Macron, sot së bashku në Paris, synojnë të zhvillojnë një bisedë telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer, si dhe me drejtuesit e BE-së dhe liderë të tjerë evropianë. Lajmi raportohet nga media ukrainase Suspilne.

Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet nesër në Kremlin me të dërguarin e SHBA-së Steve Witkoff për të diskutuar planin e paqes për Ukrainën, njoftoi presidenca ruse, duke cituar RIA Novosti.

Admirali Giuseppe Cavo Dragone, kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha për Financial Times se Aleanca po shqyrton një sulm parandalues kundër Rusisë në përgjigje të sulmeve hibride. Një deklaratë e tillë vjen në vazhdën e incidenteve në vende evropiane, ku dronë të dyshuar rusë janë pikasur në territorin e tyre.
"Po shqyrtojmë të veprojmë në mënyrë më agresive dhe parandaluese, në vend që të veprojmë në mënyrë reaktive", tha admirali italian Dragone, duke shprehur të njëjtin qëndrim sikurse disa diplomatë, veçanërisht nga vendet e Evropës Lindore, të cilët i kanë bërë thirrje Aleancës që në vend të reagimeve, të kundërsulmojë ndaj Moskës me veprime hibride, duke e konsideruar si veprim mbrojtës.
Megjithatë, ai tha se kjo shkon përtej mënyrës sonë të zakonshme të të menduarit dhe të sjelljes, duke shtuar se "ndoshta duhet të jemi më agresivë se kundërshtari ynë. Pyetjet kanë të bëjnë me kuadrin ligjor, juridiksionin: kush do ta bëjë?" Financial Times citon misionin Baltic Sentry të NATO-s, i cili patrullon Detin Baltik dhe ka parandaluar përsëritjen e incidenteve të prerjes së kabllove.
"Që nga fillimi i Operacionit Baltic Sentry, asgjë nuk ka ndodhur. Kjo do të thotë që parandalimi po funksionon", beson Dragone.
Megjithatë, ai pranoi se një nga problemet është se vendet e NATO-s kanë "shumë më tepër kufizime sesa kundërshtarët tanë, për shkak të etikës, ligjeve dhe juridiksionit".
"Nuk dua të them se ky është një pozicion humbës, por është më i ndërlikuar se ai i kundërshtarit tonë. Ne duhet të analizojmë plotësisht se si arrihet parandalimi: përmes veprimeve hakmarrëse apo përmes një sulmi parandalues?" përfundoi kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s.
Mbi këto deklarata ka reaguar menjëherë Moska, duke i quajtur si të papranueshme. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Moska i konsideron deklarata të tilla "një hap jashtëzakonisht të papërgjegjshëm, i cili tregon gatishmërinë e aleancës për të vazhduar shtytjen për përshkallëzim".
"Ne shohim një përpjekje të qëllimshme për të minuar përpjekjet për të kapërcyer krizën ukrainase. Ata që bëjnë deklarata të tilla duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet dhe pasojat e mundshme, përfshirë edhe për vetë anëtarët e aleancës.", u shpreh ajo.
Komente












Tragjedi per Ukrainen qe kane ne pushtet hajdutet,thote Putin.Po ti cfare je? A nuk je dhe ti hajdut territoresh? A nuk je dhe ti kriminel,vrases,diktator?
PërgjigjuKjo tregon qe ne 2027 ka shume mundesi qe Franca futet ne lufte direkt Makron nuk votohet me dhe futet ai Napoleoni I ri version Macron, varianti tjeter eshte fakti per tu pare nje negociate qe Franca ti jape nendetese berthamore per mbrojtur Odesen , varianti trete eshte per ti treguar qe ka mbet edhe nje muaj dhe mbyllen portat e vitit Jubilar keshtu kemi nje reforme madhe nga 1 janari 2026
PërgjigjuPo pse NATOJA priti deri me tani dhe la 1 miljon viktima dhe shkaterime dhe tani cojn koken larte dote fillojme te parit ,po provoje dhe jepi fund luftes.
Përgjigjufilloime me: lufta mbaron ne 6 muaj, putini eshte i semure dhe pritet te vdese, puc ndaj putinit me gjeneraline wagner, ushtria ruse eshte primitive, skankionet do ta shkaterrojne rusine, ka vite qe vazhdon e njejta propagande, tani do leshojme disa territore?? po dorezohet rusia: JO, po i hapni rrugen se nuk keni cfare te beni
PërgjigjuUkraina nuk duheþ te leshoje as nje centimeter toke , kjo teori ju shton oreksin uzupatoreve per teritore te vendeve me te vogla .
PërgjigjuO lexues po te fortet e lagjeve mas disa kohesh kur e kan fjeta menjen qe Jan te fort e skan cu bejn a del noi ene I bo noi atentat te bukur? Kshu ene rusia sado e fort me qen me luft guerrile ne venet e pushtuara keq e ka.jan te freskta ATO QE ndodhen ne krime ca Ben ukrainasit pas pishtimit
po pse ne lagjen tende nuk e ben igjin ai me i forti: keshtu eshte dhe bota