Përpjekjet e panumërta amerikane për të kontaktuar liderët ushtarakë rusë kanë rënë në vesh të shurdhër, sepse Moska i refuzoi të gjitha, shkruan Corriere.

Shefi i Pentagonit Lloyd Austin dhe Shefi i Shtabit të Përbashkët të SHBA Mark Milley janë përpjekur disa herë të kontaktonin me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu, dhe gjeneralin Valery Gerasimov, që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, por pa sukses.

Washington Post raporton duke cituar disa burime, sipas të cilave mungesa e komunikimit rrit rrezikun e një llogaritjeje të gabuar ose një aksidenti në fushën e betejës.


 


Lajmi kryesor:

Lufta në Ukrainë, G7: Asnjë shtet s'duhet të ndihmojë Rusinë! Biden paralajmëron Putin: Nëse ka sulme kimike, do përgjigjemi! Von der Leyen: Task forcë për energjinë