Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky zhvilloi sot një takim në Londër me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz mbi negociatat e deritanishme Ukrainë-Rusi.

Zelensky deklaroi për gazetarët se uniteti mes Evropës, Ukrainës dhe SHBA-ve është vendimtar në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Pas këtij takimi, lideri ukrainas u nis drejt Brukselit ku do të zhvillojë një bisedë me dyer të mbyllura me shefin e NATO Mark Rutte, presidenten e KE-së, Ursula Von Der Leyen dhe presidentin Europian Antonio Costa.

Në një postim në X presidentja e KE-së tha se Rusia po tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe.

“Ndërsa Ukraina angazhohet në përpjekje të vërteta diplomatike për paqe, Rusia vazhdon të mashtrojë dhe të pengojë. Ajo tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe. Sot, kjo fasadë mbetet fort në vend. Por ne nuk do të biem pre e saj; ne e dimë kush është agresori dhe kush është viktima në këtë luftë”, shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen.

Në mesnatë Zelensky do të udhëtojë drejt Italisë, ku do të pritet në Romë nga kryeministrja Giorgia Meloni. Takimi mes tyre është planifikuar të mbahet në orën 15:00 në Palazzo Chigi.

Ndërkohë Presidenti i SHBA, Donald Trump akuzoi Europën se po shkon në "drejtimin e gabuar".

"Europa duhet të jetë shumë e kujdesshme për shumë gjëra. Ne duam ta mbajmë Europën ashtu siç është. Europa po shkon në disa drejtime të gabuara", tha Trump për  gazetarët.

"Është shumë keq", shtoi presidenti i SHBA-së, "shumë keq për njerëzit.

"Ne nuk duam që Evropa të ndryshojë kaq shumë", theksoi Trump.

Nga ana tjetër Trump thotë se në negociatat e deritanishme, rusët e kanë pëlqyer plan propozimin e tij për një marrëveshje paqeje në Ukrainë por e kundërta siç tha shihet tek Volodymyr Zelensky, i cili ende nuk ka dhënë pëlqimin e tij.

"Po flasim me Putinin dhe udhëheqësit ukrainas, përfshirë Zelenskyn. Duhet të them se jam pak i zhgënjyer që Zelensky nuk e ka lexuar ende propozimin. Mendoj se Rusia është dakord, por nuk jam i sigurt nëse Zelensky është dakord; popullit të tij i pëlqen ", tha Trump.

Kremlini këtë të hënë foli me nota pozitive për strategjinë kombëtare të sigurisë së SHBA, i cili sipas zëdhënësit të Putin pëlqehet nga Moska. Strategjia kombëtare e Shteteve të Bashkuara mund të ndryshojë me administratat e ardhshme, por qasja aktuale i pëlqen Rusisë, tha Dmitri Peskov për agjencinë Tass.

Deklarata e tij shqetësoi Brukselin. Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa e quajti shqetësues faktin që Moska e pëlqen atë, pasi sa i takon luftës në Ukrainë, parashikimet për një paqe të drejtë nuk ekzistojnë.

"Kur Moska deklaron se ndan gjerësisht vizionin e Shteteve të Bashkuara për Evropën, kjo duhet të na bëjë të reflektojmë. Kur lexojmë me kujdes pasazhet mbi Ukrainën, e kuptojmë mirë pse Moska e ndan këtë vizion. Sepse objektivi i kësaj strategjie nuk është paqja. Është thjesht ndërprerja e përplasjes dhe stabilizimi i marrëdhënieve me Rusinë.", u shpreh Costa.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:54
Trump: Evropa po shkon në drejtimin e gabuar

1764742690_donaldtrump.ëebp

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, e akuzoi Evropën se po shkon në "drejtimin e gabuar".

"Evropa duhet të jetë shumë e kujdesshme për shumë gjëra. Ne duam ta mbajmë Evropën ashtu siç është. Evropa po shkon në disa drejtime të gabuara. Është shumë keq, shumë keq për njerëzit. Ne nuk duam që Evropa të ndryshojë kaq shumë", tha ai.

Ora 21:26
Zelensky: Takimi në Londër ishte produktiv, plani i paqes do të jetë gati nesër

1764656683_volodymyrzelensky.jpeg

Presidenti Volodymyr Zelensky tha se bisedimet me udhëheqësit e Britanisë, Gjermanisë dhe Francës në Londër ishin produktive, duke shtuar se propozimet për paqe po finalizohen dhe do t'u ndahen Shteteve të Bashkuara të martën.

"Mendoj se plani do të jetë gati nesër, në mbrëmje. Mendoj se do ta shqyrtojmë përsëri dhe do t'ia dërgojmë Shteteve të Bashkuara", tha Zelensky, duke fluturuar nga Londra për në Bruksel për takime me udhëheqësit e NATO-s dhe BE-së.

Zelensky tha se propozimet e reja për t'i dhënë fund luftës përfshijnë 20 pika, por se ende nuk është arritur asnjë kompromis për territorin.

Ora 19:24
Von der Leyen: Moska nuk dëshiron paqe, po tallen me diplomacinë

Foto: Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen pas takimit me Koalicionin e të Vullnetshmëve shkroi në rrjetet sociale se Rusia po tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe.

“Ndërsa Ukraina angazhohet në përpjekje të vërteta diplomatike për paqe, Rusia vazhdon të mashtrojë dhe të pengojë. Ajo tallet me diplomacinë dhe përshkallëzon sulmet, duke pretenduar se kërkon paqe. Sot, kjo fasadë mbetet fort në vend. Por ne nuk do të biem pre e saj; ne e dimë kush është agresori dhe kush është viktima në këtë luftë”, shkroi Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen në X .

Ursula von der Leyen, deklaroi se propozimi për përdorimin e aseteve ruse të ngrira, përmes një kredie kompensuese për Ukrainën, është “i ndërlikuar”, por do të rrisë koston e luftës për Moskën.

“Sa më shumë që Putini vazhdon luftën e tij, derdh gjak, merr jetë njerëzish dhe shkatërron infrastrukturën ukrainase, aq më i lartë do të jetë çmimi për Rusinë,” deklaroi presidentja e Komisionit.

Ajo shtoi gjithashtu se lufta brutale e Rusisë kërkoi të na ndante (BE), por arriti efektin e kundërt.

“Lidhjet tona janë më të forta se kurrë. Ne nuk jemi të lidhur vetëm nga interesat mbrojtëse, por edhe nga vlerat tona të përbashkëta. Dhe kështu do të vazhdojmë. Të bashkuar, në mbështetjen e Ukrainës dhe në mbrojtjen e Evropës.”

Ora 17:21
Pas vizitës së Zelenskyt në Londër, Pallati Elize: Puna për Planin e Paqes Vazhdon

1765211147_zelensky.webp

Foto: Volodymyr Zelensky, Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe Friedrich Merz

Takimi i së hënës në Londër midis Emmanuel Macron, Keir Starmer dhe Friedrich Merz me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky bëri të mundur të "vijojë punë e përbashkët mbi planin amerikan të paqes" për Ukrainën, "me qëllim plotësimin e tij me kontribute evropiane, në bashkëpunim të ngushtë" me Kievin, deklaroi presidenca franceze.

Kjo punë "po finalizohet" nga këshilltarët e sigurisë kombëtare "në prag të shkëmbime midis evropianëve, amerikanëve dhe ukrainasve, të cilat do të mund të bënin të mundur një konvergjencë më të madhe në ditët në vijim", specifikoi Pallati Elize.

"Paralelisht, puna do të thellohet për t'i siguruar Ukrainës garanci të forta sigurie dhe për të planifikuar masa për rindërtimin e vendit", shtoi i njëjti burim.

Ora 16:40
Përfundon takimi mes Zelensky, Starmer, Merz dhe Macron në Londër

1765208488_zelenskystarmermerz.JPG

Ka përfunduar takimi mes presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, kancelarit gjerman Friedrich Merz dhe presidentit francez Emmanuel Macron në Londër. Katër liderët e shteteve dhe qeverive dolën nga Downing Street pas një bisede të fokusuar në shqyrtimin e negociatave në vijim si pjesë e ndërmjetësimit të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë mbi konfliktin në Ukrainë.

Asnjëri prej tyre nuk dha deklarata dhe as nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve. Starmer dhe Zelensky u rikthyen më pas në rezidencën e kryeministrit britanik për bisedime të mëtejshme dypalëshe.

Pas ndalesës në Londër, Zelensky do të fluturojë drejt Brukselit për t’u takuar me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa dhe presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Ora 16:34
Zelensky në Londër: Uniteti midis Evropës, Ukrainës dhe SHBA-së është i rëndësishëm për negociatat e paqes

1765206961_150442065a000558b09ad4704a3a0feada41c5d4d.webp

Foto: Keir Starmer dhe Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi sot se uniteti mes Evropës, Ukrainës dhe SHBA-ve është vendimtar në negociatat për t’i dhënë fund luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

Zelensky e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës së tij në Londër, ku po kërkon të sigurojë mbështetje nga aleatët e Kievit për një përpjekje paqësore të udhëhequr nga SHBA.

Nga ana e tij, kryeministri britanik Keir Starmer theksoi se çështjet që lidhen me Ukrainën duhet të vendosen nga vetë Ukraina. Ndërkohë Macron shtoi se ekonomia ruse ka nisur të ndiejë presionin nga paketa e fundit e sanksioneve.

Ora 16:05
Moska akuzon 41 zyrtarë të Kievit për gjenocid, mes tyre edhe kreu i delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes

Rusia ka paditur dhjetëra udhëheqës politikë dhe ushtarakë ukrainasë dhe ish-zyrtarë për "gjenocid" kundër popullsisë etnike ruse dhe rusishtfolëse të Donbasit që nga viti 2014.

Midis 41 të paditurve nga Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm, Presidenti Volodymyr Zelensky nuk është i përfshirë, por përfshihen paraardhësi i tij Petro Poroshenko, Ministri i Mbrojtjes Denys Shmygal, ish-Shefi i Forcave të Armatosura Valeriy Zaluzhny, Shefi aktual i Forcave të Armatosura Oleksandr Syrsky, ish-shefi i kabinetit presidencial Andriy Yermak dhe Rustem Umerov, sekretar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe kreu i delegacionit ukrainas për bisedimet e paqes.

Në një deklaratë, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se "miratoi aktakuzën në çështjen penale kundër udhëheqjes politike dhe ushtarake të Ukrainës".

41 udhëheqësit dhe ish-udhëheqësit akuzohen në mungesë sipas nenit 357 të Kodit Penal Rus, përkatësisht "gjenocid".

Të gjithë janë vendosur në listën e të kërkuarve të Moskës. Sipas aktakuzës, duke filluar nga prilli i vitit 2014, pas rrëzimit të presidentit pro-rus Viktor Janukoviç dhe ardhjes në pushtet të një qeverie pro-perëndimore, të akuzuarit "urdhëruan vartësit e tyre në Forcat e Armatosura të Ukrainës dhe forca të tjera të armatosura të përdorin armë zjarri, automjete të blinduara, avionë luftarakë, raketa dhe artileri kundër civilëve me qëllim kryerjen e gjenocidit" kundër popullsisë së rajoneve të Donetskut dhe Luganskut.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm, gati 5,000 civilë u vranë dhe 13,500 u plagosën, përfshirë 1,275 fëmijë. Sipas aktakuzës, mbi 2.3 milionë qytetarë u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre si rezultat, dhe popullsia e kombinuar e të dy rajoneve ra nga 6.5 në 4.5 milionë.