"Rusia do ta marrë Donbasin, ushtarakisht apo ndryshe. Kështu deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin, në një intervistë për India Today përpara takimit të tij me kryeministrin indian, Narendra Modi në Indi.
"Gjithçka varet nga kjo. Ose i çlirojmë këto territore me forcën e armëve. Ose trupat ukrainase tërhiqen nga këto territore dhe ndalojnë së luftuari atje", tha Putin.
Për Putin, Donald Trump po përpiqet sinqerisht të gjejë një zgjidhje konsensuale për paqen në Ukrainë, por shtoi se kjo është e vështirë. Theksoi edhe njëherë se Shtetet e Bashkuara duhet që të përfshihen për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por jo të ndërhyjnë.
"Arritja e një konsensusi midis palëve në konflikt nuk është një detyrë e lehtë. Por Presidenti Trump po përpiqet vërtet sinqerisht ta arrijë këtë, jam i sigurt për këtë", tha Putin.
Ai theksoi se Rusia u përpoq të ndërtonte marrëdhënie midis Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut dhe Ukrainës, por Kievi nuk i njohu ato. Sipas tij, Kievi refuzoi të tërhiqte trupat e tij nga Donetsku dhe Luhansku pas referendumit, duke preferuar të luftonte.
"Ne u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie midis pjesës tjetër të Ukrainës dhe këtyre republikave. Pastaj, kur kuptuam se ishte e pamundur, se ato thjesht po shkatërroheshin, u detyruam t'i njihnim", tha Putin.
Udhëheqësi rus theksoi se bisedimet zgjatën kaq shumë për shkak se ishte e nevojshme që të shqyrtohej çdo pikë e propozimeve të paqes. Putin u shpreh se plani i SHBA, i paraqitur fillimisht më 28 pika, tashmë i reduktuar në 19, është i bazuar në marrëveshjet e arritura me homologun amerikan në verë në samitin e Alaskës.
“Gjetja e një zgjidhjeje për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës është një detyrë e vështirë. Në kontekstin e diskutimeve mbi Ukrainën, është një detyrë e vështirë të sigurohet që palët të arrijnë një konsensus", shtoi ai.
I pyetur për G8, Putin tha: “Nuk dua të kthehem në G8”.
Ndërkohë, sot, pas anulimit të takimit të djeshëm me Volodymyr Zelenskyn, i dërguari special i SHBA-së Steve Witkoff do të takohet sot në Miami me kreun e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Ukrainës, Rustem Umerov. Të martën, zyrtari amerikan bisedoi për 5 orë me Putin në Moskë të martën, negociata për të cilat Kremlini tha se nuk prodhuan asnjë kompromis për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin mjaft të mira, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte sepse "duhen dy persona për tango". Kur një gazetar i pyeti nëse Witkoff dhe Kushner besonin se Putini donte vërtet t’i jepte fund luftës, Trump tha:
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shpreh se bisedimet, ku mori pjesë edhe dhëndri i tij, Jared Kushner, ishin mjaft të mira, por shtoi se ishte shumë herët për të thënë se çfarë do të ndodhte sepse "duhen dy persona për tango". Kur një gazetar i pyeti nëse Ëitkoff dhe Kushner besonin se Putini donte vërtet t’i jepte fund luftës, Trump tha:
“Putini do të donte t’i jepte fund luftës. Ky ishte përshtypja e tyre.”
Bisedimet SHBA-Rusi në Kremlin pasuan disa ditë takimesh të SHBA-së me udhëheqës ukrainas dhe evropianë, pasi ishin shprehur shqetësime se drafti i një marrëveshjeje paqeje ishte shumë i anuar nga kërkesat e Rusisë. Kievi dhe partnerët e tij evropianë besojnë se, edhe në rast të një marrëveshjeje paqeje, mënyra më efektive për të penguar Rusinë të sulmojë përsëri në të ardhmen do të ishte t'i jepej Ukrainës anëtarësimi në NATO. Rusia është kategorikisht kundër një propozimi të tillë, dhe edhe Trump ka sinjalizuar vazhdimisht se nuk ka ndërmend ta lejojë Kievin të anëtarësohet në aleancë.

Foto: Xi Jinping dhe Emmanuel Macron
Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se Kina zotëron “aftësi vendimtare” për të ndikuar në arritjen e një armëpushimi në Ukrainë. Komentet u bënë gjatë takimit të tij me Presidentin kinez Xi Jinping, i zhvilluar në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin.
Macron theksoi se roli i Kinës në stabilizimin e situatës ndërkombëtare është i rëndësishëm, veçanërisht në krizën e vazhdueshme në Ukrainë. Ai nënvizoi se Pekini është një aktor me peshë në çështjet globale dhe se mbështetja e tij mund të jetë thelbësore për të shtyrë palët drejt një zgjidhjeje diplomatike.
“Kina ka aftësinë të ndikojë në mënyrë vendimtare në çështjen e armëpushimit në Ukrainë,” u shpreh lideri francez.
Gjatë deklaratave të përbashkëta, Macron theksoi gjithashtu nevojën që Franca dhe Kina të kapërcejnë “dallimet” mes tyre. Ai pranoi se mes dy vendeve ekzistojnë herë pas here mosmarrëveshje, por sugjeroi se ato nuk duhet të pengojnë bashkëpunimin për sfidat globale.
“Ndonjëherë ka mosmarrëveshje, por është përgjegjësia jonë t’i kapërcejmë ato për të mirën e përbashkët,” tha ai.
Takimi mes dy liderëve vjen në një moment kritik për diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa përpjekjet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë mbeten ndër prioritetet kryesore të Evropës.

Rusia "u përpoq të ndërtonte marrëdhënie midis Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut dhe Ukrainës, por Kievi nuk i njohu ato", u tha Vladimir Putin gazetarëve indianë gjatë udhëtimit të presidentit rus në New Delhi, ku do të takohet me kryeministrin Modi.
"Ne u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie midis pjesës tjetër të Ukrainës dhe këtyre republikave. Pastaj, kur kuptuam se ishte e pamundur, se ato thjesht po shkatërroheshin, u detyruam t'i njihnim", tha Putin.
Ai shtoi se Kievi "refuzoi të tërhiqte trupat e tij nga Donetsku dhe Luhansku pas referendumit, duke preferuar të luftonte" dhe se "luftimet kanë mbaruar".
Komente









